Presidenti i Sirisë, Bashar Asad, shpalli sot një dekret me të cilin do t’iu mundësohet dhënia e nënshtetësisë siriane mijëra kurdëve që jetojnë në verilindje të vendit.
Dekreti konsiderohet një zbutje e autoritarizmit të ashpër të partisë Baath, që ka mbajtur të shtypur për më shumë se pesë dekada këtë krahinë, ndërsa përbën gjithashtu një tentativë për të fituar përkrahjen e kësaj pakice kombëtare.
Besohet se nga vendimi do të përfitojnë rreth 300 mijë kurdë. Vendimi vjen në kohën kur Asadi po përballet me protesta anti-qeveritare. Të premten e kaluar për herë të parë protestave iu bashkuan dhe kurdët në verilindje të Sirisë, njofton “rel”.
Pavarësisht këtij lajmi, lideri i kurdëve sirianë, Habib Ibrahim, deklaroi se pakica kombëtare që ai drejton do të vazhdojë luftën e saj paqësore për më shumë të drejta civile dhe për vendosjen e një demokracie që do të zëvendësojë drejtimin autokratik të presidentit Assad.
Kurdët janë pakica më e madhe etnike në Siri dhe përbëjnë 10% të 22.5 milionë banorëve në këtë vend