Siri: Shpërthim i të shtënave derisa ushtria e rrethoi qytetin
Publikuar me: 10 Prill, 2011
Veprimtarët për të drejtat e njeriut në Siri thanë se të shtënat nga armët e zjarrit kanë shpërthyer sot në portin kryesor në pjesën veriore të Sirisë, disa orë pasi ushtria e rrethoi atë, vendosi tanke, krijoi postoblloqe kontrolli dhe i ndërpreu komunikimet me këtë hapësirë.
Veprimtari Mazen Dervish, tha se duket se forcat e sigurisë i kishin goditur protestuesit, që ishin mbledhur në qytetin Banias. Sipas tij, së paku katër tanke ishin vendosur në qytet, qartazi për ta mbrojtur rafinerinë e naftës.
Ky veprimtar i ka cituar banorët në këtë territor, por informacionet nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Janë vrarë 28 vetë gjatë funeraleve të protestuesve
Aktivistët për të drejtat e njeriut në Siri, thonë se forcat e sigurisë kanë vrarë së paku 28 vetë në qytetin Dara dhe rreth tij, gjatë funeraleve të së shtunës për protestuesit e vrarë një ditë më herët.
Në një kumtesë të gjashtë grupeve për të drejtat e njeriut në Siri, thuhet se 26 vetë u vranë të shtunën në Dara, që ishte qendër e demonstratave anti-qeveri, për më tepër se tri javë.
Sipas këtij njoftimi, dy vetë të tjerë janë vrarë në qytetin Homs.
(REL