Ditëve të kaluara partia islame e Azerbajxhanit ka bërë disa përpjekje shtesë për të fituar lejen e organizimit të protestave në këtë vend.
Mirëpo, perfekti i Bakut kundërshtoi organizimin e protestave nga Partia Islame e këtij vendi. Kjo parti akuzoi zyrtarët shtetërorë për indiferencë ndaj ligjit për shprehje të lirë.
Sipas njoftimit të Irnës, zgjidhja e mosmarrëveshjeve në Karabag, anulimi i ligjit që ndalon hixhabin në shkolla dhe lirimi i të burgosurve janë tre kërkesat kryesore të partisë islame në Azerbajxhan.
Gjatë protestave që u mbajtën ditëve të kaluara nga dy parti opozitare, u arrestuan 75 persona.