Rreth 60-të botues nga Maqedonia dhe disa nga vendet fqinje do ta prezantojnë produksionin e tyre në Panairin e 23-të ndërkombëtar të librit, i cili do të mbahet prej nesër e deri më 17 prill në Panairin e Shkupit në sipërfaqe prej 4.000 metra katrorë. Manifestimi i panairit në mënyrë solemne do të hapet sonte.
Krahas botimeve të zhanreve të ndryshme, lexuesit do të kenë mundësi për takime me autorët nga vendi dhe të marrin pjesë në më shumë promovime.
Manifestimi organizohet në bashkëpunim me Shoqatën e botuesve dhe librarët e Maqedonisë (SHBLM) dhe Shoqatën e botuesve shqiptarë. Panairi organizohet nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës, e cila do të marrë pjesë me stendë të saj, ku do t’i prezantojë projektet e saj letrare, ndërsa do të fokusohet në 50 vitet jubilare të Mbrëmjeve struagne të poezisë.
Panairi i libirt këtë vit do të mbahet me moton “
Dhuro libër, dhuro pasuri” – aksion i Panairit të Shkupit, të cilin do ta përkrahin shumë personalitete të njohur – aktorë, këngëtarë, prezantues, gazetarë, njerëz nga bota e modës…
SHBLM edhe këtë vit do t’i ndajë pesë çmimet tradicionale, mes të cilëve edhe çmimi për botim më të mirë mes dy panaireve, për çka do të vendos juria.
Shoqata para ca kohësh në kuvend e zgjodhi kryesinë e re kryetar i së cilës do të jetë Gorjan Lazarevski nga “Magor”.
Panairi i librit do të punojë prej orës 10 deri në orën 20. Hyrja është 30 denarë, ndërsa për vizitë në grup 20 denarë. Në kuadër të manife
Ne kete panair marin pjese edhe shtepijte botuese shqiptare:
Shtepija Botuese -Thesari - Gostivar, Furkan-Ism Shkup, Nun-Shkup, Interlingua, Dhe Interdiskont -Shkup .a.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash1/30905_1241907337709_1530103268_30536418_7766679_s.jpg[/img]