Pija alkolike rrit rrezikun e kancerit
Pirja e më shumë se një gote birrë në ditë rrit rrezikun e kancerit.
Këtë përfundim nxjerr një kërkim shkencor, i botuar në ‘British Medical Journal’, i bërë në të gjithë Europën dhe ku janë përfshirë rreth 350 mijë persona.
18% e rasteve të kancerit tek burrat dhe 4% tek femrat janë të lidhura me kalimin e masës me pijet.
Kërkime të mëparshme kanë gjetur lidhje mes pijes dhe kancerit të veshkë, ezofagut dhe gjirit.
Studimi është përqendruar në Francë, Itali, Spanjë, Hollandë, Greqi, Gjermani, Danimarkë dhe në Britaninë e Madhe.