Një femër është dënuar në një qendër tregtare në periferi të Parisit, për shkak të bartjes së ferexhesë, ka njoftuar policia e vendit.
Ky është dënimi i parë publik, sipas ligjit të ri, që e ndalon bartjen e ferexhesë në vendet publike në Francë.
Policia rajonale tha se femra 27 vjeçare ishte ndalur nga policia afër qendrës tregtare në qytetin Muro.
Asaj i është dorëzuar formulari, që kërkon pagesën e 150 eurove dënim.
Policia, gjithashtu, ka njoftuar se pagesa ishte e menjëhershme dhe e qetë, ndërsa femra nuk ishte dërguar në polici.
Prej dje, në Francë është në fuqi ligji me të cilin ndalohet bartja e ferexhesë në vendet publike.
Përndryshe, ky ligj len vetëm për femrat të cilat mbulojnë fytyrën, ndërkohë që nuk vlen për ato femra muslimane të cilat mbajnë vetëm shamitë, gjegjësisht mbulojnë vetëm kokën por jo edhe fytyrën.