Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, akuzoi sot Francën se po shkel lirinë e fesë, pasi që Parisi zyrtarë ndaloi bartjen e nikabit (mbulimin e fytyrës) në vendet publike, njofton AP.
Gjatë një fjalimi në Asamblenë Parlamentare të Evropës, Erdogan tha se, Turqia është i vetmi vend mysliman që ka kopjuar ligjin francez mbi sekularizmin, respektivisht ndarjen e fesë nga shteti.
“Është ironike kur shoh se sekularizmi sot është temë debati në Evropë dhe disa liri po kërcënohen. Sot në Francë nuk po respektohet liria individuale për fenë“, deklaroi kryeministri turk.
Prej të hënës, në Francë, ka hyrë në fuqi ligji i cili ndalon bartjen e nikabit (burkës) në vendet publike, ndërsa dënimi për thyerjen e ligjit është 150 euro.
Bashkësia myslimane në Francë është më e madhe në Evropë, dhe numëron rreth 6 milionë mysliman.
Kur një anëtare franceze në parlamentin evropian hodhi poshtë akuzat e Erdoganit, ai i bëri thirrje ta vizitojë Turqinë dhe vet të vlerësojë situatën në vendin e tij.
Një pakicë e vogël krishtere në Turqi, po ankohen për kufizimet burokratike të vendosura nga ana e shtetit turk.