Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![Irani mbyllë internetin për të “mbrojtur” qytetarët Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: Irani mbyllë internetin për të “mbrojtur” qytetarët Fri 3 Jun 2011 - 10:07 | |
| ![Irani mbyllë internetin për të “mbrojtur” qytetarët Internet](https://2img.net/h/breziiri.com/wp-content/uploads/2011/06/internet.jpg) Irani po lufton për internetin e hapur. Në kërkim të kufizimit të infiltrimit kibernetik të ideve perëndimore, kreu i telekomunikacionit iranian deklaroi se, brenda dy vjetëve, të gjithë iranianët do të detyrohen të përdorin një internet të censuruar nga shteti dhe plotësisht të brendshëm. Rreth 60% e shtëpive dhe bizneseve në vend pritet ta kufizojnë atë më shpejt, shtoi ai. Irani e shikon këtë lëvizje si një mënyrë për të ruajtur vlerat morale të Islamit, megjithëse bllokimi i internetit botëror mbetet një pyetje e hapur, raporton Wall Street Journal. Irani ka parë një shtim të blogjeve pro-demokratike dhe të aktivitetit anti-regjim kryer nga Facebook-u dhe Twitter-i dhe Lideri Suprem Ayatollah Ali Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë e mbështesin rregullimin e internetit si një reagim ndaj ‘luftës së butë’ nga Perëndimi. Së pari vendi planifikon ta shpalosë rrjetin e tij të ri paralelisht me rrjetin e hapur ekzistues, por më në fund pret ta bllokojë totalisht. 11% e qytetarëve që kanë internet do të detyrohen të përdorin një sistem operimi jo të Microsoft-it dhe një sistem alternativ Google-i quajtur “Ya Hagh”. (Oh, Drejtësi). | |
|