Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Luanesha mëmë Sat 9 Jul 2011 - 16:14 | |
| - Cito :
- Në kushte normale, ndjenja e dhembshurisë nuk e lejon një nënë as të nervozohet e as të hidhërohet me fëmijët e saj. Kjo ndjenjë madhështore që nuk vërehet vetëm tek njerëzit, por edhe tek kafshët, është sigurisht një reflektim i Fuqisë Hyjnore. Sipas një vrojtimi të realizuar me kamera në një nga parqet natyrore në Kenia, u vu re një ngjarje e çuditshme. Mes datës 21 dhjetor 2001 dhe 2 janar 2002 në rrethana ende të panjohura, një luaneshë mëmë dhe një këlysh drenushe shihen të qëndrojnë në shoqërinë e njëra tjetrës, në një lidhje miqësore të pashpjegueshme. Në vëzhgimin e parë me kamera, vihet re se drenusha është ende e pafuqishme për të qëndruar në këmbët e saj. Duket sikur luanesha mëmë e ka kuptuar vetminë e këtij këlyshi të pambrojtur dhe e ka “birësuar” pa u menduar gjatë. Nga ana tjetër, as drenusha e vogël nuk i ndahet nënës jo- natyrore. Edhe pse nuk mund të ushqehet me qumështin e saj, ajo mundohet të qëmtojë ca gjethe në tokë e të ushqehet me to. Kur luanesha mëmë shikon drenushën e vogël të ushqehet me gjethe, e kupton fare mirë që ajo nuk është prej familjes së saj, por tashmë ajo i ka shtrirë krahët e mëshirës ndaj një “vogëlushi” të braktisur e të pambrojtur. Papritmas, në skenë shfaqet drenusha-mëmë, e cila kishte kohë që po kërkonte të voglin e saj. Kur sheh se i vogli po qëndronte pranë luaneshës habitet, tërhiqet dhe vështron. Nuk mund të largohet prej aty, prandaj fillon t’i dërgojë sinjale drenushës së vogël përmes disa zhurmave të çuditshme. Dhe kështu, më në fund, nëna me të voglin afrohen, përqafohen dhe çmallen me njëri tjetrin, por e gjithë kjo ndodh nën “kontrollin” e luaneshës-mëmë, e cila tashmë i kish dalë për zot drenushës së vogël, arsye për të cilën e kishte shumë të vështirë të ndahej prej saj. Edhe pse nuk nxjerr zë kur drenusha-mëmë i afrohet të voglit, ajo prapëseprapë nuk lejon që ajo ta marrë me vete këlyshin. Tashmë drenusha e vogël është bërë pjesë e luaneshës mëmë, e cila mundohet ta ledhatojë e të luajë me të sikur të ishte pjella e saj. Por, pas disa kohësh, luanesha-mëmë e kupton se tashmë ka ardhur koha që ato të ndahen, sepse nëna kupton nënën… Para së të ndahen përfundimisht, ajo i afrohet, i merr erë, i fërkon lëkurën me lëkurën e saj dhe ikën… Drenusha-mëmë dhe drenusha e vogël largohen të lumtura, bashkë me ëndrrën për të mos u ndarë kurrë më, por ato nuk mund t’u shpëtojnë syve të mprehtë të luanit, i cili pa humbur kohë vërsulet mbi “gjahu e pambrojtur”. Kur luanesha-mëmë sheh këtë skenë hidhërohet tej mase. Ajo i merr erë gjakut në vendin ku drenusha e vogël nuk pati mundur t’u shpëtonte syve të luanit dhe në sytë e saj shihen lot. Kjo ngjarje e pazakonshme e vëzhguar nga kamerat e parkut natyror, sigurisht që bart me vete mesazhe të thella. Dhembshuria e nënës, kjo ndjenjë e lindur njëherësh me të, u mundësoi dy specieve të kundërta të lidheshin bashkë me një dashuri të pashpjeguar. Kjo nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një argument i Krijuesit Hyjnor, një mrekulli e reflektuar në dhembshurinë e nënës. Nëna nuk mund të jetë e tillë vetëm nga tiparet fizike, por mbi të gjitha nga ato shpirtërore. Nëse një nënë do t’i humbiste këto tipare të brendshme, ajo nuk do ishte më një përmendore dhembshurie, por një gjahtare e pamëshirshme që do t’i shkatërronte fëmijët e saj. Për këtë arsye, pa humbur për asnjë çast ndjenjën e të qenit nënë, të gjitha gratë duhet të dinë të lartësohen mbi krijesat e tjera. Duhet të dinë t’i edukojnë fëmijët e tyre përmes edukatës fetare, në mënyrë që ata të jenë nga të shpëtuarit në Ditën e Gjykimit.
| |
|