Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![Davutoglu: Turqia është atdheu i dytë i palestinezëve Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: Davutoglu: Turqia është atdheu i dytë i palestinezëve Tue 26 Jul 2011 - 9:15 | |
| ![Davutoglu: Turqia është atdheu i dytë i palestinezëve Davutoglu](https://2img.net/h/breziiri.com/wp-content/uploads/2011/07/davutoglu.jpg) Ministri i jashtëm turk, Ahmed Daudtoglu deklaroi se ambasadorët palestinezë mund ti organizojnë takimet dhe mbledhjet e tyre në Stamboll derisa tu krijohet mundësia që këtë ta bëjnë në qytetin e Kudsit (Jeruzalem).
Gjatë një konference për shtyp, pak para se të fillojë punimet kongresi i ambasadorëve palestinezë, ku merr pjesë dhe presidenti palestinez Mahmud Abas dhe kryeministri turk Rexhep Erdogan, ministri i jashtëm turk Ahmed Davutoglu iu drejtua miqve palestinezë me fjalët:”Konsiderojeni veten në shtëpinë tuaj, pasi Turqia është atdheu juaj i dytë.”
Davutoglu premtoi se Turqia do u krijojë hapësirat e nevojshme për organizimin e kongreseve të ambasadorëve palestinezë, derisa të shpallet Palestina zyrtarisht si shtet me kryeqytet Kudsin lindor.
Burime informacioni bënë me dije se gjatë punimeve të kongresit, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, Davutoglu konfirmoi mbështetjen e Turqisë për çështjen palestineze. Veç të tjerave, ai shpalosi dhe idetë e tij lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, sidomos me atë që njihet si “Pranvera arabe”./AO/ | |
|