Mbulesa islame shkak për udhëzimin e shtatë grave
Esselamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu
Motra ime fisnike…eja me mua ta shohim këtë grua, e cila është shembull i ndershëm i grave, të cilat thërrasin në fenë e All-llahut [subhanehu ve teala]. Ajo nuk kishte turp nga mbulesa e sajë edhe pse gjindeshte në mes të europës. Kjo shkaktoi që All-llahu t’i dhurojë një dhunti shumë të madhe, e ajo është hyrja në fe e shtatë grave tjera…
Lexo këtë tregim…
Kjo grua saudiane shkoi në shoqërim të burrit në një konferencë të medicinës në një qytet europjan. Ajo shkoi atje duke e ditur se Zoti i saj që është në Saudi, po i Njejti është edhe në europë. Ajo e dinte se edhe atje ka burrë sikur këtu. Ishte e kapur për fenë dhe mësimet e fesë së vet. Normalisht se kjo reflektohej edhe në mbulesën e sajë. Ajo ishte e mbuluar plotësisht me mbulesë islame.
Ajo shkoi në atë qytet me mbulesën e sajë të plotë islame, saqë prej saj nuk dukej asgjë.
Ajo, me burrin e saj kalonte nëpër korridoret e sallës ku mbahej konferenca, e tëra në të zeza, askush nuk dinte se çka ka mbrenda. Të gjith sytë e shikonin dhe dëshironin të dinë se çka bën kjo mbulesë e plotë në qendër të europës?!
Gjë, të cilën se kishin parë më herët.
Shumë gra europjanë u grumbulluan rreth saj. Ato ishin profesoresha dhe kishin mbushura goxha disa vjet. Ato iu drejtuan e i thanë:
“Sigurisht kështu je mbuluar se ke ndonjë të metë ose fytyra yte është e shëmtuar?”
Kështu ato mendojnë, mendojnë se mbulesa ua mbulon shëmtimin e tyre.
I morri në një skaj dhe ua zbuloi fytyrën, e panë se s’kishte as të meta e as ndonjë shëmtim, madje fytyra i ndriçonte. Ishte sikur edhe gratë tjera.
Bisedoi me to dhe u sqaroi pozitën e gruas në islam, madhështinë e gruas muslimane, sa e mbron mbulesa dhe në përgjithësi mbi mësimet islame. Pas 20 minutash bisedë shtatë profesore publikuan hyrjen e tyre në Islam! Ato hyrën në fenë Islame, kurse shkak ishte kjo grua, e cila kujdesej për nderin, mbulesën dhe fenë e saj…
Si, shtatë profesoresha të hyjnë në Islam vetëm për njëzet minuta!
Sa mangësi kemi ne?!
Kjo grua nuk kishte turp nga mbulesa e saj, nuk i vinte rëndë ta mbajë mbulesën islame, nuk pranoj të shkrihet në mesin e kësaj shoqërie, e të bëhet e lirë, pasiqë e kishte bërë islami krenare…
E tillë është gruaja muslimane, e cila nëse e kryen misionin e saj e udhëheq botën. Një grua e thjeshtë i udhëheq profesoreshat!!
All-llahu të dhashtë sukses motra ime muslimane, të mbrojtë dhe të bëftë të dobishme për Islamin dhe muslimanët e të bëftë shmebulltyrë për të tjerat.
Vallë, edhe pas këtij rastit do të turpërohesh nga mbulesa yte, pa marrë para sysh, a gjindesh në vendin tënd ose në vende të huaja?!