Një ngjarje e një njeriu që nuk falte namazin
Ishim në një udhëtim për dave(të thërrasim në Islam) në Jordani. Një ditë prej ditëve, falëm namazin e xhumasë në një nga xhamitë e qytetit Zarka. Në këtë udhëtim ishim me ne edhe disa nxënës dhe një dijetar nga kuvajti. Derisa ishim ulur në xhami dhe njerëzit ishin shpërnda, papritmas disa njerëz po hyjnë në xhami në jonormale dhe të trishtuar dhe duke thirrur: Ku është hoxha... ku është hoxha?
Erdhe tek hoxha, i cili ishte prej Kuvajti dhe i thanë: Hoxhë i nderuar, kemi një xhenaze, është djal i ri, vdiq sot në mëngjes në një aksident rrugor, e ne kur e hapem varrin e tij dhe e vendosem djalin në varr, papritmas na doli një gjarpër i madh aty, dhe ne ende nuk e kemi varrosur atë djalë, nuk dimë si t'ia bëjmë!
Rrëfyesi i kësaj ngjarje thotë:
U ngritëm së bashku me hoxhën dhe shkuam deri tek varri, shikuam në varr dhe pamë gjarprin e madh, i cili u rrotullonte në varrë, kokën e kishte brenda kurse bishtin jasht, sytë i kishte spikatur dhe shikonte njerëzit.
Hoxha tha: leni këtë varrë, hapeni një varrë tjetër! Thotë treguesi i ndodhisë: shkuam dhe hapem një varr tjetër, që largësia e varrit që e hapëm nga ai i të parit i kishte diku 100metra. Filluam ta hapnim varrin tjetër, kur u afruam së përfunduari nga hapja varrit prapë u shfaq po i njëjti gjarpër.
Hoxha tha: shikoni varrin e parë! Shkuam tek varri i parë kur përsëri gjarpri doli nga toka në varrin e parë.
Në fund hoxha tha: edhe nëse do të hapim varr të tretë dhe te katërt përsëri do të del ky gjarpër. Nuk na mbetet tjetër përveq të përpjekemi që ta nxjerrim jashtë nga varri.
I sollën disa vegla që ta nxjerrnin dhe me ndihmën e All-llahut arritëm që ta nxjerrim jashtë nga varri. Pasiqë e nxorën gjarprin, ai filloj të qëndroj në buzë të varrit. Të gjithë njerëzit e shikonin atë, i kaploj frikë kurse disave ju binte të fikët, që disa u desh të ndërhyj ndihma e parë për t'i shoqëruar deri në spital.
Erdhi policia dhe rrethoi vendin dhe ndaloi që dikush t'i ofrohet varrit përveq dijetarëve dhe të afërmëve të të vdekurit.
Atëherë kur u soll kufoma dhe e futën në varr, papritmas gjarpri që qëndronte buzë varrit lëvizi me një lëvizje aq të shpejtë saqë çoi pluhur të madh, dhe u fut në varrin e djaloshit, ndërsa ata të cilët ishin në varr duke e varrosur dolën nga frika e madhe.
Gjarpri filloj ta rrotulloj dhe ta shtrengoj trupin e të vdekurit. Filloj nga këmbët e tija derisa arriti tek koka. E shtrëngonte aq shumë sa edhe eshtrat ia thyente. Thotë rrëfyesi i kësaj ngjarje: nuk mbeti asnjë njeri që nuk e dëgjoi zërin e eshtrave duke u thyer.
Kur u qetësua situata dhe pluhuri filloi të bie, u afruam tek varri që të vështrojmë, pamë se djaloshin e kishte rrethuar gjarpëri, e ne nuk kishim mundësi të ndërmarrim diqka.
Hoxha tha: mbulojeni varrin!Pastaj shkuam tek prindi i tij dhe e pyetem për jetën e djalit të tij.Babai i tij tha:djali im ishte djal i mirë, i edukuar me moral të lartë, i dëgjueshëm por e kishte një të metë:"Nuk ishte prej atyre qe falin Namazin