Maiz ibn Maliku [radijall-llahu anhu]…
Ky tregim gjindet në sahihun e Buhariut dhe Muslimit, do ta sjellim sipas të gjitha transmetimeve:Maizi ishte djalosh prej sahabeve..ishte i martuar në Medinë.
Një ditë shejtani i bëri vesvese…e mashtroi me një shërbëtore të një ensariut…
U larguan prej syve të njerëzve…kurse shejtani ishte i treti…i cili nuk u ndal duke ua zbukuruar njëri tjetrin derisa ranë në zina…
Pasiqë e kreu Maizi këtë krim…e u largua shejtani prej tij…filloi të qajë dhe ta llogarit veteveten…e qortoi dhe u frikua nga denimi i All-llahut [subhanehu ve teala]…iu ngushtua jeta… e kaploi gabimi nga çdo anë…derisa ky mëkat ia dogji zemrën…
Erdhi te mjeku i zemrave… u ndal para tij dhe bërtiti me të madhe, nga nxehtësia që e kishte ne brendësi, duke thënë:
O i Dërguar i All-llahut, ky njeri i largët ka bërë zina, më pastro…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u largua prej tij…atëherë i doli në anën tjetër e tha: O i Dërguar i All-llahut…kam bërë zina, më pastro…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: vaj për ty, kthehu…kërko falje dhe pendohu te Zoti…
Shkoi, u largua pak…mirëpo nuk duroi dot…
Sërish u kthye te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: o i Dërguar i All-llahut më pastro… Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i thotë: kthehu e kërko falje dhe pendohu te Zoti yt…
U largua pak, mirëpo sërish u kthye dhe tha: më pastro o i Dërguar i All-llahut! Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: vaj për ty, a e di se çka është zinaja?! Pastaj urdhëroi të përzihet dhe e nxorën jasht…
I erdhi përsëri, e i tha: o i Dërguar i All-llahut kam bërë zina…më pastro…
I tha: vaj për ty, a e di se çka është zinaja?!
Urdhëroi që ta nxjerin jasht dhe e nxjerën…
I erdhi për së treti, për së katërti…e kur e teproi, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pyeti për këtë: mos është i çmendur? I thanë: o i Dërguar i All-llahut nuk e njohim si të çmendur…
Tha: mos përdor alkool? U ngrit një njeri, i mori erë dhe nuk ndjeu aromë alkooli…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu drejtua e i tha: a e di se çka është zinaja?
Tha: po…kam pasur marëdhënie me një grua që e kam të ndaluar, ashtu siç bën njeriu me gruan e tij që e ka të lejuar…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: çka dëshiron të thuash?
Dëshiroj të më pastrosh, tha.
Ateher Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: po…urdhëroi të gurëzohet, e u gurëzua derisa vdiq…
Kur ia falën xhenazen dhe e varrosën, pran këtij varri kaloi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me disa shokë të tij. Pejgamberi dëgjoi prej shokëve të tij duke i thënë njëri tjetrit: shiko këtë, e mbuloi All-llahu, mirëpo ky e shaplosi vehten derisa u gurëzua sikurse qentë…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] heshti, e pas një kohe…kur kaluan pranë një gomari të cofur, të cilin e kishte djegur dielli, saqë ishte fryrë dhe i kishte ngritur këmbët…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ku janë filani dhe filani?
Thanë: ne jemi ata dy…o i Dërguar i All-llahut [subhanehu ve teala].
Hani nga ky gomar…
Thanë: O i Dërguar i All-llahut!! All-llahu ta faltë, po kush han prej këtij mishi, prej kësaj coftine?
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ajo që folet për nderin e vëllaut tuaj është më rëndë se të hani këtë mish, ai u pendua me një pendim që poqëse i ndahet tërë ummetit do tu mjaftonte…pasha Ate në Dorë të të cilit është shpirti im, ai tani jeton në lumenjt e xhennetit…
Lum për Maiz ibn Malikun…po, ra në zina…zbuloi mbulesën mes tij dhe Zotit të vet…mirëpo pasiqë bëri mëkatin…shkuan kënaqësitë… mbet keqardhja dhe pendimi.
Është penduar me një pendim që nëse i ndahet tërë ummetit do tu mjaftonte…