Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeSat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
140 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 140 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_vote_lcap96%Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_vote_rcap
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_vote_lcap0%Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_vote_lcap0%Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_vote_lcap0%Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_vote_lcap1%Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_vote_rcap
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_vote_lcap2%Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_vote_rcap
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Ç’do të thotë të mbarosh medresenë?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? Empty
MesazhTitulli: Ç’do të thotë të mbarosh medresenë?   Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? I_icon_minitimeTue 20 Sep 2011 - 12:11

Ç’do të thotë të mbarosh medresenë? Lule-264x119

Një ëndërr foshnjore, kur e sheh të realizuar pas shumë vitesh të bën të ndihesh krenar. Por që të ndihesh i sigurtë dhe po aq krenar, kjo ëndërr në gjithë përcjelljen e saj është e bukur kur brenda ka besimin në rrugën e të Madhit Zot.

Kështu ka ndodhur dhe me mua e me qindra shoqe të mijat që sot pasi kanë mbaruar studimet në bangat e medresesë, vazhdimin e tyre të mirë e demonstrojnë me moralin dhe intelektin e tyre atje ku ata vazhdojnë të studjojnë apo dhe të punojnë si edukatore të brezit të ri. Që të mbarosh një medrese dhe të jesh një medresist i mirë duhen patur parasysh tre komponentë, e para vetja jote, familja dhe mësimdhënësi. Të zgjedhësh medresenë si shkollë për t‚u arsimuar, duhet të jesh i bindur në zgjedhjen tënde, të mos shtyhesh nga familja. Çdo të thotë kjo?…

Ka mjaft prindër që dëshirojnë të arsimojnë fëmijët e tyre në medrese, pasi mendojnë se këtu rregulli, edukata, sigurisht dhe niveli mësimdhënës janë në shkallë të lartë. Dhe prindërit kanë të drejtë sepse në të vërtetë kështu është, por ç’thonë fëmijët e tyre thellë në dëshirat që kanë? Përfundimi bëhet si do prindi por me kalimin e viteve tek ky fëmijë nuk sheh një medresist por një nxënës që sapo lë bangat e shkollës kërkon të veprojë në shoqërinë e tij jashtë edukatës Islame. Vajzat vishen jo hijshëm, djemtë fillojnë e preferojnë lokalet, akoma më keq, disa largohen në mbarim të 8-vjeçares ose të tjerë duke mos përballuar dot volumin e mësimeve ose duke mos pëlqyer t‚i përshtaten edukatës Islame, rregullave të saj e lënë shkollën në çfarëdo klase të
jenë.

Mjaft medresistë që kanë kryer katër (4) ose tetë (8) vjet studime në medrese kanë marrë bazat e edukatës Islame, por kur i sheh e ke të vështirë të besosh se ku i kanë kryer studimet.

Familja është një shembull i shkëlqyer për fëmijën, e ky shembull jepet dhe fitohet me durim, vëmendje e sjellje të kulturuar. Por edhe shkolla ka pjesën e saj. Motoja e parë e një medreseje për të cilën ajo funksionon është formimi i medresistëve besimtarë me një edukatë Islame si dhe përgatitja shkencore me një nivel të lartë për t’i bërë ata të aftë të konkurojnë në çdo degë të shkencës. Pra një edukim dhe formim i shkëlqyer. Shkolla është vendi ku mësohet. Ajo mund të lëshojë dritë mbi idetë dhe ngjarjet vitale, të aftësojë nxënësit dhe studentët e saj të kuptojnë mjedisin e tyre natyror e njerëzor.

Një ndër komponentët që lot rol me rëndësi në formimin e medresistëve është dhe mësimdhënësi (mësuesi). Mësuesi vërtet është ai që mbjell farën e dlirë dhe kujdeset për ta mbrojtur atë. Rruga më e mirë e edukatorëve është të tregojnë kujdes për secilin individ si një botë më vete. Mësimdhënësi duhet të dijë ta gjejë atë rrugë që të çon në zemrat e nxënësve dhe që lë gjurmë të pashlyera tek ata. Edukatorët janë
njerëzit më të nderuar por që kanë edhe punën më të vështirë. Ata duhet të japin një shembull të mirë me sjelljen e qëndrimin e tyre personal, por duhet të jenë po aq shembull në anën e jashtme, duhet të kenë durim
për të drejtuar jo vetëm intelektin e tyre por edhe zemrën, ndjenjat e tyre. Secili duhet të shmangë ekstremet në veprime por më parë në mendime. Edukimi është tjetër gjë nga të dhënit mësim, por mënyra e të dhënit mësim mirë është një edukim i mirë. Asnjëherë të mos nënvleftësohet nxënësi sepse nesër ai mund të jetë një koleg i mirë. Është e dyshimtë të quhet njerëzor një njeri që nuk përpiqet të rinovojë
vetveten. Shumë kush mund të jetë i suksesshëm në përvetësimin e diturive, por janë të paktë ata që janë të aftë të edukojnë mendjen dhe ndjenjat e tyre. Unë si medresiste gjithmonë kërkoj brenda vetes më të bukurën e fjalës medresist.
Njeriu nuk është një qënie e përbërë vetëm nga trupi dhe nga mendja. Ai ka gjithashtu një shpirt që kërkon kënaqësi, pa të cilën ne nuk mund të gjejmë kurrë lumturinë dhe përsosmërinë e vërtetë, kënaqësia shpirtërore arrihet nëpërmjet njohjes së ZOTIT dhe besimit në Të. Të jesh medresist do të thotë ta justifikosh këtë emër me punë e sjellje të mirë. Të zgjedhësh medresenë si shkollën ku ti do të arsimohesh do të thotë të ndjesh përgjegjësi brenda vetes, të besosh se me edukatën dhe dijen e fituar do t‚i shërbesh më mirë, më drejt familjes dhe shoqërisë Islame.
Medresist do të thotë t‚u përcjellësh njerëzve atë që ju mungon për të dalë nga gjendja e tyre apatike, medresist do të thotë të kesh fatin e madh dhe të mirë që njeh, di dhe zbaton mësimet e Kur’anit Famëlartë.

O motër medresiste! Robëreshë e Allahut, koha e fundit, një ditë fare afër ose shumë larg, do të afrohet. A mendon se si do të të zërë ty? A nuk i frikësohesh Allahut? O edukatore mësimdhënëse në medrese! A ke
menduar ti ndonjëherë se nxënëset e tua janë të shqetësuara për ty, për shembullin e besimit tënd, për fjalët e tua pa vend, për gjykimin tënd si mosbesimtare qoftë edhe për një problem të vogël në dukje pa rëndësi?
Si mendon se të mëshiron Allahu duke mërzitur zemrat e tyre që dëshirojnë të mbushen çdo ditë e më shumë me besim?

O ti që mendon se je e ditur, kujdes se zemra jote, nijeti jot është aty. “Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është tek Allahu (Mbizotëruesi, Gjykuesi)….” ( 42:10) Resulullahu na paralajmëron duke na kujtuar se “Në qoftë se ndonjëri merr (nxë) dituri nga gjërat prej të cilave kënaqësia e Allahut është kërkuar dhe në kundërshtim (me pikën më lart) ai e merr (nxë) atë, diturinë vetëm për të marrë epërsi (të mira) të kësaj bote, ai nuk do ta ndjejë aromën e Xhennetit në Ditën e Gjykimit.”
Pra ti që sot i prin rinisë islame, nuk ka rëndësi se ku, në medrese apo jo, kujdes… shumë kujdes me atë që udhëzon e bën.
Askush dhe asnjëherë nuk duhet të ndihet superior ndaj tjetrit se ka miq e shokë, i Gjithëpushtetshmi është vetëm Ai, Krijuesi i Gjithësisë, i DREJTI, Mbizotëruesi i Botërave.

Sot në universitetet tona ka mjaft djem e vajza besimtare që studjojnë dhe që paraqesin nivel të lartë formimi në lëndët shkencore.
Kjo është detyrë e Komunitetit Musliman, Drejtorisë Arsimore të tij për të zgjedhur më të mirët, sepse duke zgjedhur më të mirët në lëndën e vet dhe po aq të mirë në besim do të mund të arrijmë që medresistët të mos largohen pas përfundimit të ciklit të ulët nga medreseja apo të ketë firo edhe gjatë rrugës.

O ti e re dhe i ri! Mos u ndiko vetëm nga dëshira e mirë e prindit për të studiuar në medrese me mendimin e dëshirën se merr një edukatë të mirë, se je i mbrojtur nga një sërë fenomenesh si imoraliteti, droga, sida, prostitucioni, krimi etj. Vendos vetë nëse e ndjen se është pikërisht kjo që të duhet ty për jetën tënde. Ji i sinqertë në mendimet e veprimet e tua para se të bësh zgjedhjen për të hapur shtigje të reja të pashkelura ndonjëherë drejt sukseseve të mëdha. E lus Allahun që të jeni të gjithë prej atyre që i frikësoheni Allahut, sepse me të vërtetë të tillë janë dijetarët, e këtë e dëshmon më së miri fjala e të Lartmadhëruarit: “…Po Allahut ja kanë frikën nga robërit e TIJ, vetëm dijetarët….” ( 35:28)

Medresist! Ti lufton dhe kurrë nuk lodhesh për të fituar kënaqësinë e Allahut, në shpirtin tënd ti do që të rrijë përherë një melek i bukur, ti do që portat e përtej iluzionit tënd të hapen e të thireshe ti me emrat më të bukur, në portën e varrit të të hapej ajo e duhura, dera e xhennetit.

Medresist! Ti nuk do të jesh me të humburit, ti e mendon dhe e di rëndësinë e Ditës së Gjykimit tënd, ti je vetja jote sepse pranove të marrësh dijen e Allahut me devotshmëri.

Ti ecën rrugëve, herë-herë bie po kurrë nuk ankohesh, ngrihesh mbi gjymtyrë të vrarë e kërkon rrugën që të shpie tek kënaqësia e Allahut, ti ngrohesh nën rrezet e diellit kur ke ftohtë e mendja të shkon tek i vetmuari, tek i varfëri, i rrëzuari prej lodrave të jetës dhe kërkon që rrezet që të ngrohin ty, t’i shkojnë njerëzve në nevojë! ….Por ti nuk lodhesh… nuk mërzitesh, kërkon brenda vetes më të mirën, më të bukurën që të kënaqësh Zotin Tënd, ti e di që nuk je krijuar kot, je krijuar në formën më të mirë, më të bukur për të ecur i sigurtë (për aq sa e ke të shkruar) në shërbim të vetvetes, njerëzimit dhe Islamit.
Ti e di se drita e Zotit Tënd të udhëzon të jesh fisnik, tolerant, i drejtë, i butë, i ndershëm, i gëzuar e të kënaqesh me atë që ke, bujar, me vullnet të çeliktë e zemër të kristaltë. E kështu, ti e di se çelësin e portës për tek Zoti e ke në duart e tua. Allahu të lehtësoftë rrugën për në Ditën e Gjykimit.

A nuk është bukur të jesh medresist? Po të merresh me formimin dhe edukimin e tyre a nuk është bukur? E bukura ndodhet tek Allahu, e Allahu të bukurën e dëshiron dhe për krijesat e Tij.

Motër e vëlla medresist!
Edukatore të nderuara në medrese! A e dini pse vallë jeni më të suksesshmit në bisedat me njerëzit?Ju jeni
më të suksesshmit, më të pranuarit në bisedë, sepse ju flisni pikërisht me gjuhën e duhur, me fjalën e ëmbël, me fjalën e Krijuesit të Gjithësisë. “Kush ia dorëzon veten ALL-LLAHUT, duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt”. (31:22)

Falenderoj Zotin se si ish medresiste më ka bërë mua e shumë të tjerë të përgjegjshëm ndaj vetes, familjes e shoqërisë dhe njëkohësisht e lus Zotin për mirësi e begati për të gjithë robërit e Tij.

Shkruan: Jetmira Sejko (Teli)


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Ç’do të thotë të mbarosh medresenë?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ****NAMAZI****Dobitë,Dënimet*Çka thotë Allahu xh.sh*Çka thotë Pejgamberi a.s* Si dhe Çka thunë Dijetarët??!!
» Ndarja solemne e diplomave në “Medresenë Isa Beu”
» Hutbeja lamtumirëse e maturantëve në Medresenë “Isa Beu” në Shkup
» Sami Yusuf në Medresenë e Tiranës: Fëmijën tim do ta sillja këtu
» All-llahu xh.sh thotë:

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Nga Medreseja-
Kërce tek: