Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![Bota dënon vrasjen e ish-presidentit afgan Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: Bota dënon vrasjen e ish-presidentit afgan Wed 21 Sep 2011 - 22:06 | |
| Udhëheqësit botërorë kanë dënuar ashpër vrasjen e ish-presidentit afgan, Burhanudin Rabani. Rabani, i cili po shërbente si kryetar i këshillit zyrtar për negocimin e zgjidhjes politike të luftës në Afganistan, është vrarë të martën nga një sulmues vetëvrasës në shtëpinë e tij në Kabul.
Talibanët kanë pranuar përgjegjësinë, ndërsa policia ka bërë të ditur se sulmuesi kishte fshehur eksplozivin në turban.
Rabani, rreth 70 vjeç, ishte president i Qeverisë afgane në periudhën 1992-1996 dhe ishte anëtar i Aleancës Veriore anti-Talibane. Presidenti Hamid Karzai ka ndërprerë vizitën në Nju Jork, ku ishte planifikuar të merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Karzai ka premtuar se procesi i paqes nuk do të përmbyset nga vdekja e Rabanit.
Vrasja është dënuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, kryeministri dhe presidenti i Pakistanit, presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, dhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, i cili tha se Rabani “ka luajtur rol jetik si kryetar i Këshillit Afgan për Paqe”, si dhe shumë figura dhe personalitete të tjera botërore. | |
|