Një fotografi e titulluar “arti Kur’anorë” që tregon ajetet e librit të shenjtë të myslimanëve, të projektuar në trupin lakuriq të artistit marokano-francez ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe në panairin e artit në Marakesh.
Puna e njëzet e shtatvjeçarit Mehdi Georges Lahoua duheshe të tregohet në panairin e tretë që do të mbahet me 30 shtatorë në kryeqytetin e Marokës, mirëpo për shkak të fotove kontarverse është tërhequr.
“Arti Kur’anorë” është një akt ku ajetet e Kur’anit janë vizatuar në trupin e Lahouas duke përfshirë edhe organet gjenitale.
Gazetat dhe faqet marokaneze kanë ngritur zërin e tyre për shkak të fotove dhe pjesëmarrjes së të ashtuquajturve artist në panairin e artit bashkëkohorë që fillon javën e ardhshme.
“Kjo foto është një shok për myslimanët”, deklaroi njëri nga gazetarëve në faqen goud.ma
Në faqen e tij zyrtare i ashtuquajturi artist deklaroi se e kupton shumë mirë se disa fotografi mund të keqkuptohen, duke shtuar se nuk ka pasur ndërmend të fyej ndjenjat e askujt.
I lindur nga babai mysliman dhe nëna katolike, Lahlou ka bërë edhe një fotografi identike nën titullin “Arti biblik’ dhe me këtë rast është kritikuar në Maroko.