Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Egjipti dhe Turqia partnerë të fuqishëm Sun 25 Sep 2011 - 10:27 | |
| Një burim diplomatik i nivelit të lartë turk, ka bërë me dije përpjekjet që marrëdhëniet mes Turqisë dhe Egjiptit të jenë marrëdhënie partneriteti, të cilat më pas të arrijnë në aleancë të fuqishme.
Megjithatë, ai mohoi që ky bashkëpunim të bëhet kundër një pale apo shteti tjetër. Zyrtari në fjalë u shpreh se: “Marrëdhëniet mes dy vendeve janë marrëdhënie partneriteti, për interes të dy vendeve.”
Ato do të ndikojnë në zhvillimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me të gjithë rajonin. Por nëse Egjipti rrezikohet, atëherë Turqia do ti qëndrojë përkrah Kajros dhe e njëjta gjë do të ndodhë nëse Turqia rrezikohet.
Suksesi i Egjiptit është shumë i rëndësishëm për Turqinë. Ankaraja ka shumë besim dhe bindje se Egjipti do e kalojë krizën aktuale me sukses. | |
|