Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Maqedoni Lufta politike për Torbeshët apo maqedonasit mysliman Tue 27 Sep 2011 - 9:35 | |
| Në Maqedoni janë nxitur debate rreth kërkesës së një partie politike minore PAE që komuniteti i tyre që flet gjuhën maqedonase dhe ka fenë islame të njihet si komunitet i veçantë në Kushtetutë si “komuniteti i torbeshëve”.
Ata janë kundër identifikimit të tyre që bëhet nga ana kushtetuese si “maqedonas mysliman”, ndërsa emërtimin e tillë e përkrahë edhe shoqata “Maqedonasit mysliman” që udhëhiqet nga Ismail Bojda, një person nga Sharri i Kosovës ku jeton komuniteti i ashtuquajtur goran, mirëpo që aktualisht jeton në Maqedoni.
Partia për Ardhmëri Evropiane (PEI) përfaqësohet me tre deputetë në Parlamentin e Maqedonisë. Ajo kërkoi që komuniteti i tyre i njohur si torbesh sa më shpejt të përfshihet si pjesë kushtetuese, duke qenë i njohur përkrah komuniteteve të tjera të vogla, informon agjencia e lajmeve INA.
Por, Bojda ka apeluar që PAE të mos manipuloj me këto emërtime dhe të shfrytëzojë këtë për poentime politike. Ai ka theksuar se nuk ka ekzistuar komunitet torbesh dhe se maqedonasit me fe islame në Maqedoni janë si popull i ashtuquajtur maqedonas mysliman, që sipas tij, kanë gjuhën, identitetin dhe traditat maqedonase, por vetëm pse i ndanë feja.
Kundër komunitetit torbesh është deklaruar edhe Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) një lëvizje nacionaliste maqedonase, që është pjesë e koalicionit qeveritar me VMRO-DPMNE.
Sipas kësaj lëvizje, kërkesa e PAE për një komunitet të ri është tendencë për tjetërsim dhe asimilim.
“Nuk ka torbesh, por vetëm maqedonas. Kërkojmë që të hiqet dorë nga kjo aventurë.
Kjo paraqet gjithashtu një aventurë dhe fazë kalimtare për asimilimin e plotë të këtij komuniteti në shqiptarë, turq dhe boshnjak, dhe jo në maqedonas”, theksoi KBM.
Kërkesa për njohjen e komunitetit torbesh pritet të shtrohet edhe në kuadër të debatit parlamentar, pasi që në kuadër të Komitetit për Marrëdhënie Ndëretnike në Parlamentit të Maqedonisë, nuk u pranua asnjë deputet i kësaj partie si anëtar i këtij komuniteti.
(INA) | |
|