Haxhi është një përpjekje për të hedhur një hap drejt botës shpirtërore, duke u zhveshur nga bota materiale. Tek haxhi, shpirti gjen harmoninë, klimën, ngjyrën, vetveten. Ai, gjatë këtij ibadeti, lahet me shiun e kënaqësive të shfaqjeve shpirtërore.
Vizituesit e Qabes me qëllimin e mirë për ta kryer haxhin ose umren, bëhen merituesit e kënaqësive shpirtërore, duke recituar duanë e Ibrahimit (a.s.):
O Zot! Na fal mëkatet tona! Ti je më i madhi mëshirues e mëshirëbërës. O Zot! Bëje ithtar e udhëtar të fesë sime fëmijën tim!
Kështu, zemrat e besimtarëve janë ndezur nga malli e dashuria për këto vende, dhe shpesh kanë thurur vargje dashurie:
U verbova, s’shoh as afër e as larg
duke të mbërritur, o e bukura Kabetullah,(Qabja e Allahut.)
O fllad i mëngjesit, të rëntë rruga Haramejnit, (dy vendet që meritojnë respekt, Meke
dhe Medine.)
Ma dërgo selamin tek Resuli i Thekalejnit, ( Pejgamberi i njerëzve dhe xhinëve.)
Këto shfaqje të dashurisë u thelluan e u jetuan kaq shumë, saqë u bë traditë të përcillet haxhiu me porosinë e dërgimit të selameve ngado që shkon.
Këto amanete të mbushura me dashuri, që i pëshpëriten haxhiut në vesh, poeti, i përshkruan kështu:
Rrugëve ku kaloni
Buqeta selamesh dërgoni!
Njerëzve që përmendin Zotin
Dërgojini selam prej nesh!...
Kryerës të haxhit si bora, të pastrit
Profetit Muhamed Dërgojini selame!...
Vraponi kah zemzemi
Na i jepni selam!...Fisit Beni Hashim.
Hyrësve në ihram,
Të panjollosurve me haram
Sahabeve të ndershëm; Na i jepni selam!...
Përgjërues ndaj Zotit; Bani dua edhe për ne
Qabes së shenjtë; Përcilluni selamet!
Minasë dhe Arafatit; Jepini selam ...
Parajsës së përhershme
Trëndafilishtes së bekuar
Trëndafilishtes së pastër: Jepini selam ...
[ Shkruan: Bujamin SALIJA ]