Realizohet ëndrra 15 vjeçare
Kanada: Hapet xhamia e parë në Prince George
Pas dy vjetëve përpjekje të mëdha të myslimanëve kanadez në qytetin Prince George është hapur qendra e parë islame, ku do të bëj pjesë edhe një xhami. Dr. Mostafa Mohamed, drejtorë i kësaj qendre tha se hapja e qendrës islamike për banorët e këtij qyteti është një ëndërr 15 vjeçare.
Në fakt, fjala është për qytetin Prince George në rajonin e Kolumbisë Britanike, një qytet me 7o mijë banorë. Me shtimin e popullatës myslimane u shtua edhe nevoja për hapjen e një qendre të tillë.
Në kuadër të kësaj qendre gjendet edhe xhamia për faljen e namazeve. Gjithashtu në kuadër të kësaj qendre islamike bën pjesë edhe një qendër arsimore për popullatën myslimane edhe atë jomyslimane.