Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| Titulli: Projekti i ditës së Arafatit Sat 5 Nov 2011 - 10:58 | |
| Projekti i ditës së Arafatit Vlerat e ditës së Arafatit:Në këtë ditë është plotësuar feja.Kjo shpjegohet në disa aspekte:Muslimanët nuk e kryenin më parë haxhin, derisa ai u bë detyrim dhe kështu u kompletuan shtyllat e Islamit.Allahu i Lartësuar e ktheu në rregullat e Ibrahimit, e mohoi shirkun dhe idhujtarët nuk u përzien më me muslimanët, u rrënuan shenjat e injorancës dhe u ndalua tavafi rreth Qabes lakuriq.Pas kësaj dite nuk pati më dispozita mbi hallallin dhe haramin.Në këtë ditë u plotësua dhuntia e Allahut duke realizuar faljen.Është festë për pasuesit e Islamit.Është ditë çift. Allahu i Lartësuar thotë: “Betohem për çiftin dhe tekun.” (Fexhër: 3), kurse teku është dita e Bajramit.Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Nuk ka ditë më shumë që Allahu liron njerëz nga zjarri sesa në ditën e Arafatit. Ai afrohet dhe pastaj mburret me ta para melaikeve duke u thënë: “Çfarë dëshirojnë këta?” (Shënon Muslimi)Arafati është ndër ditët më të vlefshme. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Dita e Arafatit është njëra ndër ditët më të vlefshme.” (Shënon Ebu Davudi, Albani e vlerëson sahih.)Është dita e haxhit.Është dita e faljes së mëkateve. Transmetohet në formën mevkuf nga Ibni Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: “Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Nuk mbetet askush në ditën e Arafatit që ka sado pak iman e të mos jetë falur. | |
|