Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![Derri i ngordhur në truallin e xhamisë së shqiptarëve! Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: Derri i ngordhur në truallin e xhamisë së shqiptarëve! Tue 15 Nov 2011 - 9:16 | |
| [center] ![Derri i ngordhur në truallin e xhamisë së shqiptarëve! Derri_200_200](https://2img.net/h/shembulli.com/images/resized/images/stories/shembulli/lajme1/derri_200_200.jpg) Në hapësirën në të cilën është planifikuar ndërtimi i një xhamie në Grenchen të kantonit Soloturn, dikush ka hedhur një derr të ngordhur dhe katër koka derri. Po kështu, në vendin ku duhet të vihen themelet e xhamisë, dorasit kanë derudhur rreth 120 litra gjak derri, për të "përdhosur" kështu truallin e xhamisë. Pas njoftimit të bërë përmes një letre me fotografi nga vendi i ngjarjes, policia kantonale ka vërtetuar gjendjen faktike dhe tashmë ka filluar hetimet, njoftojnë mediet zvicerane. Kryetari i qytetit Grenchen, Boris Banga, në një prononcim të tij për radion lokale "Radio 32" e ka quajtur këtë akt "të tmershëm dhe të neveritshëm" dhe ka dënuar aktet e tilla. Xhamia që do të ndërtohet në këtë ngastër toke në zonën industriale të qytetit, i takon bashkësisë islame shqiptare të Grenchenit. Aty është planifikuar ndërtimi i një qendre dykatëshe kulturore me xhaminë në kuadër të saj. Në kohën kur blerësit e tokës patën deklaruar se aty do të ndërtonin një xhami, ish pronari, një politikan i SVP-UDC-së pati ushtruar padi kundër blerësit.
Kjo, për faktin se ai ia kishte shitur truallin një garazhisti, i cili pastaj atë ia ka shitur bashkësisë islame. Kështu, politikani i ndjente veten të mashtruar nga blerësi. Por ankesa e ish pronarit nuk ishte pranuar kështu që bashkësia islame shqiptare e kishte të drejtën e plotfuqishme të ndërtimit. Këshilli Qendror Islam i Zvicrës, një organizatë kontroverse e islamistëve me seli në Biel-Bienne e ka düenuar ashpër aktin, duke e quajtur atë "përdhoseje të truallit të xhamisë". Akti duhet të hetohet në imtësi, ka kërkuar kjo qendër./albinfo/ | |
|