MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeSat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
48 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 48 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_vote_lcap96%MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_vote_rcap
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_vote_lcap0%MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_vote_lcap0%MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_vote_lcap0%MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_vote_lcap1%MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_vote_rcap
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_vote_lcap2%MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_vote_rcap
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shemsi
S.Moderator
S.Moderator
Shemsi


Numri i postimeve : 1500
Data e regjistrimit : 26/11/2009
Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland

MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM Empty
MesazhTitulli: MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM   MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM I_icon_minitimeWed 16 Nov 2011 - 20:53

MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM Hand_reaching-264x176
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM
Shkruan: Rexhep Ismajli

(Pjesa e parë)

Islami i cili bazohet në besimin dhe idenë për njëshmërinë e Zotit, urdhëron për paqe dhe drejtësi mbarëbotërore. Vetë etimologjia e fjalës islam e ka kuptimin paqe, rehati dhe siguri, por të gjitha këto mund të realizohen vetëm nëse personi i nënshtrohet të Gjithëfuqishmit.

Të jesh kundër dhunës, vrasjes, tiranisë dhe parapëlqimi i drejtësisë do të thotë t‘i jepet çdokujt e drejta që i takon, ndihmë dhe mbështetje juridike që ai t’i realizojë ato të drejta. Synimi i të gjitha feve dhe mesazheve pejgamberike është të sigurohet paqja, drejtësia midis të gjithë njerëzve. Si rezultat i domosdoshëm i kësaj, shmangen të gjitha dallimet sipërfaqësore dhe jo të rëndësishme racore, gjinore dhe klasore.

Zoti nuk është vetëm Zot i një fisi ose kombi, Ai është Zot i të gjitha botëve. Ai i ka krijuar të gjithë njerëzit. All-llahu xh.sh. në Kur‘an thotë:

“Zotit të botëve.”[1]

Pejgamberi a.s. në lidhje me këtë, thotë:

وَالنَّاسُ بَنُو آدَمَ وَخَلَقَ اللَّهُ آدَمَ مِنْ تُرَابٍ

“Të gjithë njerëzit janë nga Ademi, kurse Ademi është krijuar nga toka.”[2]
Meqë materia antologjike e të gjithë njerëzve është një, atëherë dallimi në gjini, racë, pasuri, në status social ose klasë nuk mund që të jetë mjet ose shkak i epërsisë së dikujt ndaj dikujt tjetër. Fakti që njerëzit kanë identitet të ndryshëm etnik, kulturor dhe social nuk është karakteristikë ndarëse, por bashkuese dhe pasuruese. Parimi universal që ka nxjerrë në dritë Kur‘ani kur i është drejtuar njerëzimit, duke e proklamuar thirrjen e All-llahut xh.sh. drejtuar gjinisë njerëzore nëpër gjithësi me këto fjalë:

“O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.”[3]

Ky ajet kur‘anor karakterizohet me disa gjëra.

E para: Nuk i është drejtuar një populli të veçantë apo vetëm pjesëtarëve të fesë islame, por i është drejtuar mbarë njerëzimit, kështu që në këtë ajet hyn çdokush që i takon llojit njerëzor, pa dallim race, ngjyre, shtrese shoqërore, feje, qofshin ata edhe nga idhujtarët apo prej atyre primitivë. A nuk janë të gjithë njerëz që jetojnë në sipërfaqen e tokës?

E dyta: Ajo që i bashkon që të gjithë është se ata janë të lindur prej një mashkulli dhe një femre, për t’i forcuar marrëdhëniet në mes të gjithë njerëzve, pa dallim. Kjo është e kundërta me atë që shohim sot me rastin e therjes së mitrës së nënës dhe të vrasjeve të njerëzve, duke e mbytur njëri-tjetrin dhe duke e bërë jetën si një xhungël, ku i forti e gëlltit të dobëtin etj.

E treta: Ndarja e njerëzve në popuj e fise, gjini, raca, pasuri, status social ose klasë, një gjë e tillë nuk bën t‘i ndalojë ata që të njihen në mes tyre dhe të gjithë të jetojnë në paqe dhe siguri.

Kjo thirrje erdhi për të themeluar dhe për të rrënjosur parimin e vëllazërimit njerëzor, mu në kohën kur tirania dhe tendencat popullore kishin marrë kahe fisnore. Racizmi kishte marrë përmasa aq të mëdha, saqë bijtë e Hamit u shndërruan në robër dhe në shërbëtorë të bijve të Samit, mu ashtu siç predikonte Dhiata e Vjetër për tregimin e Nuhut a.s. gjëra që nuk ishin gjë veçse rrëfime mitologjike të shpikura prej njerëzve, të cilat përpos tjerash, urdhëronin që njerëzit e racës së zezë të ishin robër, ndërsa ata të racës së bardhë të ishin zotërinj. Realiteti ishte se njerëzit, që të gjithë ishin dhe janë fëmijë të një babai e një nëne,[4] apo siç thoshte pejgamberi a.s.:

Kështu që prejardhja e njerëzve është një edhe pse ndryshojnë nga ngjyra, fisi, klasa etj.

Duke u nisur nga ky parim, i Dërguari i All-llahut xh.sh., Muhamedi a.s. në tubimin më të madh në haxhin e lamtumirës i dha fund ftesës së tij kur tha:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ أَلا إِنَّ رَبَّكُمْ وَاحِدٌ وَإِنَّ أَبَاكُمْ وَاحِدٌ أَلا لا فَضْلَ لِعَرَبِيٍّ عَلَى أَعْجَمِيٍّ وَلا لِعَجَمِيٍّ عَلَى عَرَبِيٍّ وَلا لأَحْمَرَ عَلَى أَسْوَدَ وَلا أَسْوَدَ عَلَى أَحْمَرَ إِلا بِالتَّقْوَى

“O ju njerëz, ju keni vetëm një sundues dhe një të parë, nuk ka kurrfarë përparësie arabi ndaj joarabit dhe joarabi ndaj arabit, as i kuqi ndaj të ziut, e as i ziu ndaj të kuqit përveç në devotshmëri.”[5]

Në vazhdim i dërguari e la porosinë që të thirret në paqe, që është një nga kushtet e besimit në All-llahun xh.sh. duke tërhequr vërejtjen për krimin e gjakderdhjes që prapë është sulm ndaj All-llahut xh.sh.:

أَلا لا تَرْجِعُوا بَعْدِي كُفَّارًا يَضْرِبُ بَعْضُكُمْ رِقَابَ بَعْضٍ

“Mos u ktheni pas meje në injorancë (laicizëm, mosbesim) duke sulmuar njëri tjetrin.”[6]

Në vazhdim të atij fjalimi dhe me qëllim që të çrrënjos bindjen e fiseve arabe lidhur me marrjen e gjakut, tha:

فَإِنَّ دِمَاءَكُمْ وَأَمْوَالَكُمْ وَأَعْرَاضَكُمْ عَلَيْكُمْ حَرَامٌ كَحُرْمَةِ يَوْمِكُمْ هَذَا فِي بَلَدِكُمْ هَذَا فِي شَهْرِكُمْ هَذَا

“Gjaku i njeriut……është i shenjtë, sikur që është e shenjtë kjo ditë, ky muaj dhe ky vend.” [7]

Pra, jetën e njeriut e ngriti aq lart saqë e barazoi me ditën e Arafatit, që në islam konsiderohet dita më e shenjtë gjatë tërë vitit.

All-llahu xh.sh. në Kur‘an në lidhje me këtë thotë:

“O besimtarë! Rreshtohuni të gjithë në anën e paqes!” [8]
Nga kjo pikëpamje del se duhet t‘u përmbahemi parimeve, sipas të cilave nuk ka mosmarrëveshje në bazë të besimit hyjnor, ndërsa këto parime janë nderi i njeriut ndaj All-llahut xh.sh., nevoja e të gjithë njerëzve për paqe, pa dhunë, pa vrasjen e njëri-tjetrit, pa armiqësi, përpjekje për të mirën e njeriut në pikëpamje shkencore, shoqërore dhe ekonomike, gjetja e zgjidhjeve që janë në interesin e njerëzve dhe që u siguron shpëtim.

Sa i përket jetës politike, islami obligon paqe midis njerëzve. Nuk pranon as epërsinë racore, klasore dhe as kombëtare, por proklamon barazinë dhe barabarësinë midis njerëzve. Muhamedi a.s. në një rivajet tjetër thotë: “Nuk ka përparësi arabi ndaj joarabit, as i bardhi ndaj të ziut, por sipas masës së frikës ndaj Zotit.” [9]

Sa për ilustrim do të cekim shembullin e shkurtë të arrestimit të zezakëve në Amerikë e Afrikë Jugore, vetëm nga shkaku se janë të zi.

Kur‘ani para 14 shekujve e vuri në rend të ditës zhdukjen e ndarjes ndër njerëz, prandaj edhe i thirri të gjithë me një emër “O ju njerëz”. Kombeve të bashkuara u ra në sy nevoja e zbatimit të parimeve të Kur’anit vetëm në shekullin e XX, respektivisht më 10 dhjetor 1948 kur për herë të par nxorën shpalljen sipas së cilës garantohet liria, e drejta për jetë dhe barazia e të gjithëve.[10]

Buhariu transmeton se Ebu Dherri dhe Bilall Habeshiu (ishin prej të parëve që e kishin pranuar islamin) janë zënë mes veti dhe e kanë ofenduar njëri-tjetrin. Në atë gjendje hidhërimi, Ebu Dherri i thotë Bilallit: “O biri i zezakes!” Kur Bilalli u ankua te Pejgamberi a.s. për këtë ofendim, ai i thotë Ebu Dherrit: “A e turpërove me nënën e tij? Ende ka në ty ndikim të periudhës së xhahilijetit (injorancës)!”

E gjithë kjo është rezultat i faktit se islami e trajton tërë gjininë njerëzore si një familje dhe armiqësia kundër një anëtari të saj, konsiderohet armiqësi kundër tërë gjinisë njerëzore.

Krimi është edhe më serioz kur ka të bëjë me të vrarin që beson në Zotin. All-llahu xh.sh. thotë:

“Kush e mbyt një besimtar me qëllim, dënimi i tij është xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.”[11]

All-llahu xh.sh. gjithashtu thotë:

“Mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu.”[12]
Pejgamberi a.s. gjithashtu thotë: “Besimtari vazhdon të jetë brenda sferës së fesë përderisa nuk derdh ndonjë gjak të ndaluar.”[13]

Islami është fe e paqes, urdhëron për paqe dhe qëndron larg çdo fanatizmi, racizmi dhe padrejtësie në emër të nacionalizmit. Thirrja e tij është thirrje universale për tërë llojin njerëzor. Islami i trajton të gjithë njerëzit njësoj, duke u bazuar në parimin se të gjithë janë njerëz dhe se njeriu duhet te respektohet, nuk duhet te derdhet gjaku i tij dhe se ai ka të drejtën e jetesës, pavarësisht se cilës fe, fis, komb apo racë i takon. Për trajtimin e të gjithë njerëzve njësoj, më së miri na mëson Pejgamberi a.s. në një rast kur ai ishte ulur me shokët e tij dhe para tyre kaloi një kufomë e një hebreu, ndërsa Pejgamberi a.s. u ngrit në këmbë dhe derisa kaloi kufoma ai dhe shokët e tij nuk u ulën. Shokët e tij e pyetën për gjestin e tij se cili ishte shkaku që i Dërguari i All-llahut u ngrit për kufomën e hebreut? I dërguari a.s. u përgjigj duke thënë: “Se ai ishte shpirt njeriu”; edhe pse ishte hebre, ai duhet të respektohet si shpirt njeriu.[14]

Islami lufton kundër tiranisë, i mbështet të shtypurit, cilitdo popull, race apo feje që t‘u përkasin ata. Pejgamberi a.s. e kujtonte pjesëmarrjen e tij në një aleancë, në mbështetje të të shtypurve dhe në vënien në vend të të drejtave të tyre, në të cilën ai kishte marrë pjesë në kohën e injorancës, duke thënë: “Unë në periudhën para islamit jam ftuar në një aleancë në mbështetje të të shtypurve dhe në luftë kundër agresionit. Tani, në kohën e islamit, sikur të isha ftuar në një aleancë të tillë, do të isha përgjigjur.”[15]

“Deklarata islame për të drejtat e njeriut” (këto të drejta të cilat i ka vendosur Krijuesi – i Lartësuar qoftë Ai, për të cilën askush nuk ka të drejtë që t‘i ndryshojë ose t‘i cenojë ato të drejta). Ndër ato të drejta të cilat i proklamohen botës është edhe kjo:

Jeta e njeriut është e shenjtë dhe e pacenueshme dhe duhet bërë çdo përpjekje për ta mbrojtur atë. Në veçanti, askush nuk duhet të jetë i ekspozuar ndaj dëmtimit apo vdekjes, përveç se nën autoritetin e Ligjit islam.[16]

-Vazhdon-

_______________________
[1]. El Fatiha, 1.

[2]. Transmeton Ibn Maxhe.

[3]. El Huxhurat, 13.

[4]. Dituria Islame, nr. 190, f. 20.

[5]. Musned “El – Imam Ahmed” v. 12, f. 226.

[6]. Risalet el – xhihad, nr. 61, 1987, f. 69.

[7]. Sherif Ahmeti “Komente dhe mendime islame” Prishtinë, 1995, f. 270.

[8]. El Bekare, 208.

[9]. Risalet el – xhihad, vep. cit. f. 69.

[10]. Sherif Ahmeti vep. cit. f. 101.

[11]. En Nisa, 93.

[12]. El En’am, 151.

[13]. Transmeton Buhariu.

[14]. Salih bin Husejn El – Ajid “Të drejtat e jomyslimanëve në shtetin islam” Shkup 2005 fq, 21.

[15]. Ajni Sinani, “Islami ligj, kulturë dhe qytetërim” Prishtinë, 2007, f. 283.

[16]. Ajni Sinani vep. cit. f. 126.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
MBYTJA (VRASJA) E NJERIUT NË ISLAM
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» [MEDITIM ISLAM] Allahu i ka krijuar në fytyrën e njeriut tre ujëra
» [Meditim islam] DHJETË MOMENTET MË TË BUKURA NË JETËN E NJERIUT
» [Tregim islam] Dynjaja dhe shembulli i njeriut që ikte nga luani
» [Tregim islam] Tregim interesant rreth njeriut që ia pati frikën Allahut, e Allahu e shpërbleu
» Mbytja e Muslimanëve, dëm kolateral [ Hagen Rether - Monolog interesant ]

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tema-
Kërce tek: