Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![Erdoan paralajmëron edhe një herë Sirinë Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: Erdoan paralajmëron edhe një herë Sirinë Sun 20 Nov 2011 - 19:10 | |
| ![Erdoan paralajmëron edhe një herë Sirinë Rexhep_tajip_erdoan-264x198](https://2img.net/h/breziiri.com/wp-content/uploads/2011/11/rexhep_tajip_erdoan-264x198.png) Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan ka paralajmëruar edhe një herë udhëheqjen siriane.
Kryeministri Edoan tha: “Ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë kundrejt thirrjes në agoni të popullit të shtypur dhe të persekutuar”.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan i cili mbajti një fjalim në Kongresin e Sipërmarrësve Turq Botëror, duke vënë në dukje se gjatë 9 viteve ata kanë krijuar gjithmonë marrëdhënie të mira me Sirinë, theksoi se qëndrimi që janë duke paraqitur buron thjeshtë nga shqetësimi i tyre njerëzor.
“Udhëheqja e Sirisë u tregua jo e gatshme dhe e pasinqertë në fjalët që dha për të bërë reforma. Ata kërkuan që opozitën e ngritur nga Siria, ta shtypin me rrugë çnjerëzore dhe duke derdhur gjak. Në qoftë se ekziston një ndryshim në politikë ai është bërë nga Siria dhe jo nga Turqia”, u shpreh Kryeministri Erdoan.
Ai gjithashtu tha se opinionit publik ndërkombëtar ata i kanë vënë në dukje që “Siria duhet fituar dhe jo izoluar”, por megjithatë udhëheqja e Esadit nuk ka qëndruar në fjalën që dha për reforma.
(TRT) | |
|