Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeSat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
262 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 262 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_vote_lcap96%Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_vote_rcap
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_vote_lcap0%Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_vote_lcap0%Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_vote_lcap0%Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_vote_lcap1%Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_vote_rcap
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_vote_lcap2%Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_vote_rcap
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Shemsi
S.Moderator
S.Moderator
Shemsi


Numri i postimeve : 1500
Data e regjistrimit : 26/11/2009
Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland

Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  Empty
MesazhTitulli: Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri    Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeMon 28 Nov 2011 - 20:26

Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  Nena-dhe-femija-300x202

Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri

Tregon Ebu Hamza, që shoqëronte Ebu Hurejren, kur ky erdhi në shtëpinë e tij, foli me zë të lartë dhe me një ton që nuk shprehte përpos se dashuri, mirënjohje, mallëngjim dhe kënaqësi. Me këtë ton hareje i dha selam nënës së tij, duke thënë: “O nëna ime, të mëshiroftë All-llahu, që më edukove dhe u kujdese për mua kur isha i vogël.” Ndërsa ajo, nëna, ia ktheu: O biri im, All-llahu të shpërbleftë me mirësitë, dhe qoftë i kënaqur me ty, ashtu siç jam e kënaqur unë që më respektove në pleqëri.” (Buhariu & Muslimi).

Nga kjo histori dhe nga kjo përshëndetje, kuptojmë qartë se me të vërtetë vetëm diçka është më e bukura dhe më e mira në botë: e ajo është nëna. Nëna bën çdo gjë për fëmijët e saj, ndërkohë që, sado të përpiqet një fëmijë, nuk arrin të bëjë atë çka bën një nënë për të.

S’ka dyshim që edukimi i fëmijëve bëhet në mënyrë graduale, kalon nëpër disa etapa, ashtu siç është shfaqja e hënës, vlera dhe shkëlqimi më i epërm i të cilës bëhen të dukshme në kohën dhe momentin e duhur; duke qenë edukuesja e fëmijëve, nëna është një shkollë e përkryer, ajo përgatit brezat e ardhmërisë. Nisur nga kjo, mund të pohojmë me të drejtë dhe me gojën plot se nëna është më shumë se dielli, uji e ajri, më shumë se tri këto komponentë bazë për të jetuar, pasi, po nuk pate edukatë, nuk ke as ndriçim në sy, zemër dhe mendje. Po nuk pate moral të mirë, nuk ke ajër të pastër dhe, oksigjeni është i pamjaftueshëm për ty. Po nuk pate dije të dobishme, je i etur dhe vuan për një pikë ujë, e uji është burimi i jetës. E, nëna e mirë i jep të gjitha këto.

Andaj, edhe sikur të kemi mundësi t’i sillemi rreth e rrotull botës, me dëshirën për ta takuar njeriun që sakrifikon më shumë dhe me kënaqësi e ndërgjegje për ne, s’do të mund të gjejmë njeriun më ideal pos nënës, sepse ajo është i vetmi njeri që na fal dashuri pa pasur kurrfarë interesi përpos së jetës sonë të lumtur dhe me mbroth.

Një përqafim, një përkëdhelje, madje, edhe një puthje e saj, jep forcë dhe kënaqësi. Jep energji dhe bën që të harrosh brengat, mërzitë, vuajtjet po edhe dhembjet që ke.

Do ta kuptosh prindin kur të bëhesh vet prind

Edhe pse shumë prindër i dëgjon duke thënë këtë fjali që tashmë ka përftuar ngjyresa thuajse sa proverbiale, po aq edhe retorike, sipas të cilave vetëm ata që janë prindër e kuptojnë më së shumti ndjenjën e prindërve dhe se ata janë syresh që përkujdesen më së shumti për prindërit, është vështirë të gjesh ose, nëse gjen, janë shumë shumë të pakët ata që e dëshmojnë këtë që thonë e që kërkon prindi. Arsyeja pse? Sepse kanë zënë vendin e nënës ose të prindërve grua / burri dhe fëmijët.

Lidhur me këtë realitet, kemi një sërë shembujsh dëshmues, duke u nisur nga azilet e pleqve, që janë të stërmbushur, pastaj shtëpitë e mbetura vetëm me pleq fillikat, ngase fëmijët jetojnë jashtë vendit, apo të ndarë prej tyre, për arsye e shkaqe të ndryshme, që kanë të bëjnë me kënaqësitë e kësaj bote dhe janë ferr për botën tjetër, nëse mbesin të tilla.

Nuk është plotësim i kërkesave dhe obligimeve prindërore vetëm një lutje drejtuar All-llahut, nëse e bëjnë këtë me sinqeritet dhe bindje të plotë, ose një përshëndetje në mëngjes dhe në mbrëmje, apo një vizitë njëherë në javë, muaj ose vit, sepse nëna kërkon më shumë dhe ka nevojë t’i ketë fëmijët pranë, edhe nëse i janë bërë ata gjyshër. Nëse duam të shfletojmë dhe të dimë rreth përgjegjësive ndaj prindërve, do të hasim në një urti që thotë; “Babai i dhuron fëmijës një vresht, por ai s’i dhuron atij as një eshkë”.

Kjo na lë të kuptojmë se prindi për fëmijën jep çdo gjë, e fëmija për prindin asgjë ose shumë pak, madje fare pak. Kjo sepse në trurin e tij ka të koduara vetëm sinjalet grua-burrë dhe fëmijë e këto nuk e lejojnë të mendojë rreth prindërve të tij.

Për ta kaluar temën më shumë rreth klimës së sotme që po mbizotëron tek ne, si dhe për të thënë se përgjegjësia ndaj prindërve më shumë u takon djemve sesa vajzave, deri me rastin e martesës së tyre, porse kjo s’do të thotë assesi se vajzat duhet të mendojnë se janë liruara plotësisht prej lutjeve, vizitave, respektit, butësisë, madje, edhe kujdesit, aq sa kanë mundësi. Në lidhje me këtë, po cekim një urti tjetër që thotë:

“Sado e mirë te jetë gruaja, ajo kurrë nuk do të arrijë ndikimin që pati nëna në jetën tënde, në formimin e personalitetit tënd, dhe në orientimin e sjelljes tënde.”

-Sot kupton pa vështirësi, mëson, dëgjon, sheh që nënat janë harruar, dhe shpesh dëgjon fjalët me të cilat shprehin dhembjet dhe mërzitë për shkak se nuk gëzojnë respekt, dashuri e afri nga fëmijët e tyre.

- Sot shumë shpesh takon çifte me fëmijët e tyre në parqe, ekskursione apo në ndonjë vend tjetër ku ata zgjedhin për ta kaluar ditën ose fundjavën për të pushuar dhe për t’u qetësuar nga ditët e lodhshme të punës, ndërsa rrallë ose fare e takon një familje të tillë që shoqërohet edhe nga gjyshërit.

- Jo rrallë dëgjon për zgjedhje të dhuratave speciale për gruan, asnjëherë ose shumë rrallë dëgjon për zgjedhjen e një dhurate speciale për nënën.

- Nëse nëna rënkon nga ndonjë sëmundje, mundohet që ta fshehë sa më shumë atë, sepse i dhimbet i biri, nuk do që ta shqetësojë, kurse ky bir e viziton një herë dhe vetëm gjatë ditës, e asnjëherë nuk del që ta shohë natën, aq më pak që t’i rrijë tërë natën mbi kokë.

- Nëse nëna ushqehet edhe me një kafshatë buke të thatë dhe, nëse ka shije, ajo këtë më me dëshirë ia jep fëmijës së saj, fëmijët jo vetëm që nuk e bëjnë këtë, po as nuk mendojnë të paktën që ta kishin këtë dëshirë që e ka nëna.

- Nëse djali i saj del në ndonjë udhëtim ose vonohet pak, nëna kurrë nuk rehatohet, as gjumin nuk e bën të rehatshëm, nga frika dhe mërzia për të, se mos po e gjen ndonjë gjë e ligë, kurse djali i saj nuk e çel telefonin të flasë me të dhe t’i tregojë sesi është, por e lë të mjaftohet me telefonatën që i përcjell nusja p.sh.

- Nëna, edhe nëse hidhërohet nga i biri, edhe nëse këtë hidhërim e shpreh në fqinjësinë e saj, prapë pendohet për këtë që ka thënë dhe përsëri të njëjtat mirësi i dëshiron të birit. Përveç kësaj, ajo i flet e para dhe njëkohësisht i ofron dashuri amnore. A thua vallë, gruaja e bën këtë, apo burri duhet të përpiqet që ta marrë me të mirë gruan?!

- Kur nëna të duhet aq shumë, siç e thotë ajo pjesë e njerëzve që cituam më lart, të tingëllon e pabesueshme kur dëgjon për çdo ditë ankesat e grave: “…nëna jote kështu po bën, kështu po thotë, s’po mundem ta duroj etj.”, ku të gjitha këto ankesa në të shumtën e rasteve janë cinike, urrejtje, si shkak i asaj pse nëna është pjesë në atë familje.

- Nëna, edhe nëse ndahet nga fëmijët për shkaqe të ndryshme, qoftë divorci, ose vdekje e burrit apo diçka tjetër, ajo kurrë si harron fëmijët e saj, përkundrazi, bën përpjekje vazhdimisht që t’i takojë, sepse zemrën e ka të lidhur ngushtë me ta. E nëse ka fëmijë të tjerë, ajo me të gjitha format dhe përpjekjet fut dashuri mes tyre si dhe largon urrejtje për njëri-tjetrin. Kurse gruaja, nëse ndahet, ajo harron dashurinë dhe e urren me tërë qenien e saj, e nëse ka fëmijë dhe i ka me vete, mbjell gjithnjë urrejtje për babanë e tyre, ndoshta edhe me pa të drejtë, vetëm dhe vetëm që fëmijët ta urrejnë.

Duke mos sjellë shembuj të tjerë, dhe duke mos dashur që të jetë i gjatë ky diskutim, gruaja ka vend meritor tek burri, ne e pranojmë se nuk jemi aspak kundër idesë dhe të drejtës së gruas për të zënë vendin që meriton te burri, për aq sa ia ka dhënë All-llahu, por, assesi nuk themi se gruaja duhet të ketë vend më meritor sesa nëna, sepse, nëse e themi këtë, na sfidon Kur’ani dhe hadithi i Muhammedit, alejhis-selam. Andaj, lidhur me këtë, kemi citatet kur’anore që flasin qartë dhe bindshëm:

“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”.(el-Israë, 23 dhe 24).

“Zoti ynë! më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur të jepet llogaria.” (Ibrahim, 41)

“Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (e porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar.” (Lukman, 14 dhe 15)

Ndërsa nga kopshti i haditheve të Muhammedit, lavdërimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të, do të shkoqisim vetëm disa prej tyre që flasin për temën në fjalë.

Abdullahu thotë: E pyeta të Dërguarin, alejhis-salatu ves-selam, se cila është puna më e dashur tek All-llahu, ai më tha: “Namazi në kohën e tij, pastaj respekti ndaj prindërve, pastaj xhihadi në rrugën e All-llahut”.(Buhariu).

Asimi transmeton nga gjyshi i tij që thotë: Thashë “O i dërguar i All-llahut, kush meriton më së shumti respektin? Tha: “Nëna jote”, e pastaj? Tha: “Nëna jote”, e pastaj? Tha: “Nëna jote”, i thashë: po pastaj? Tha: “babai yt, pastaj të afërmit e tjerë sipas radhës.” (Buhariu)

Ibën Abasi thotë: Erdh një burrë te i Dërguari alejhis-selam, dhe i tha: Unë shkova të fejohem me një grua, dhe ajo refuzoi, dhe kur shkoi një tjetër ajo pranoi, dhe nga xhelozia shkova e vrava atë. A ka për mua tevbe? I Dërguari alejhis-selam i tha: “A e ke nënën gjallë?” I tha: Jo. Pastaj i tha: “Atëherë pendohu tek All-llahu, dhe përpiqu që të bësh sa më shumë vepra të mira.”

Dhe Ibën Abbasi e pyet: Përse e pyete nëse e kishte nënën gjallë? Përgjigjet: “Unë nuk di ndonjë punë tjetër që të afron më shumë tek All-llahu sesa respekti ndaj nënës.” (Buhariu)

Urtësia e ajeteve kur’anore dhe haditheve të Muhammedit, lavdërimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të, flasin mjaft dhe shumë më tepër sesa ne, të fundit, andaj po themi një lutje që All-llahu të na e bëj pranverë të zemrës Kur’anin famëmadh dhe Sunnetin e Muhammedit, alejhis-selam, sepse vetëm atëherë do të dimë të dallojmë gjërat ashtu siç duhet dhe siç jemi urdhëruar nga All-llahu dhe i Dërguari i Tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Jasemina
Motrat islame
Motrat islame
Jasemina


Numri i postimeve : 523
Data e regjistrimit : 19/02/2011
Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK

Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  Empty
MesazhTitulli: Re: Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri    Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri  I_icon_minitimeMon 28 Nov 2011 - 20:34

..ca fjal per nene ''vargje''
Parajse e jetes je ti nje veshtrim ne sy cka ndodh brenda meje e ndjen veq ti, ndjenja kurre s'te genjejne para se te ndodh e keqe e mire zemra jote ndje parandjen cdo lot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi ZEMER E EMBEL ME DASHURI E DASHUR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nëna Është Më Shumë Se Dielli, Uji E Ajri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Nëna - Ilahi shume e bukur !.
» [Teknologji dhe shkenc] Nasa-Dielli do te lind nga perendimi kiameti nuk eshte larg
» Nena ime- Ilahi shume e bukur e perkthyer ne shqip dedikuar nenes!
» “DITA MË E MIRË, NË TË CILËN KA LINDUR DIELLI ËSHTË DITA E XHUMASË”
» [Lajmet Ditore] Gaza Shembull i imanit – A është nëna ime shehid?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Gruaja dhe familja :: Gruaja dhe familja në Islam-
Kërce tek: