Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Mënyra e predikimit e Mus`ab ibn Umejrit r.a Sat 10 Dec 2011 - 18:01 | |
| Mus`ab ibn Umejri ishte ambasador i parë i të D0δrguarit të Allahut (salallahu alejhi ve selem) në Medine.Para ardhjes së Resulullahut në Medine,Mus`abi ua mësonte njerëzve të Medines Islamin dhe ata filluan ta përqafonin Islamin Kjo e tërboi Sa`d ibn Ubadin njërin prej prijësve të Medines.Ai e futi shpatën në këllëf dhe u nis për t`ia hequr kokën Mus`ab bin Umejri: Kur e takoi Mus`abin, ai e kërcënoi me fjalët: "Pusho me këtë predikim të pakuptimtë se ndryshe do ta gjesh veten të vdekur! "Ky vazhdoi me ashpërsinë dhe injorancën e vet, duke dashur që t`ia priste kokën Mus`abit. Mus`abi tha: "A nuk ulesh një moment që të dëgjosh çka predikoj unë? Nëse pajtohesh me atë që them unë-pranoje, nëse jo, jam gati që ta jap edhe qafën",Sa`di u ul. Mus`abi foli për Allahun dhe të dërguarit e Tij, derisa fytyra e Sa`d ibn Ubaadit shndriti si hëna e plotë dhe tha: "Ç`duhet të bëjë ai që dëshiron ta përqafojë këtë fe? "Pasi Mus`abi i tregoi, ai tha: "Ka një njeri që nëse ai e pranon islamin, asnjë shtëpi e Medines nuk do të mbetet pa u bërë musliman.Ai është Sa`d ibn Mua`aadhi." Kur Sa`d ibn Mu`aadhi dëgjoi se ç`po ndodhte, edhe ai u tërbua.E la shtëpinë e tij dhe u nis që ta vriste këtë njeri të quajutur Mus`ab ibn Umejr,për hutinë që kishte mbjellë në Medine.Kur e takoi Mus`abin i tha: "Do të pushosh ta përhapësh këtë fe, ose do ta shohësh veten të vdekur." Mus`abi u përgjigj: "A s`ulesh një çast të dëgjosh se çka predikoj unë.Nëse pajtohesh me atë çka them unë pranoje, nëse jo, jam gati që të vdes." Sa`di u ul. Mus`abi foli për Allahun dhe të Dërguarin e Tij- Muhammedin s.a.w.s,ndërsa fytyra e Sa`d Ibn Mu`aadhit shndriti si hëna e plotë dhe ai tha: "Ç`duhet të bëjë ai që dëshiron ta përqafoj këtë fe?" Shikoni se çfarë arriti ky njeri me fjalët e tij të këndëshme.Atë natë, Sa`d ibn Mu`aadhi shkoi në shtëpi, te fisi i tij dhe u tha: "Gjithë çka keni ju për mua është haram, përderisa ju të gjithë nuk pranoni Islamin",.Atë natë çdo shtëpi në Medine ra të flinte me fjalën La ilahe il-la llah. | |
|