Ministri i jashtëm turk, Ahmed Dautoglu, gjatë një fjale para parlamentit, u shpreh se Franca po i kthehet mentalitetit të shekujve të mesjetës. Kjo, pasi dëshiron të nxisë një debat në parlamentin francez lidhur me një projekt-ligj i cili dënon me një vit burg dhe gjobë 45 mijë, këdo që mohon gjenocidin ndaj armenëve në vitin 1915.
Ambasada turke në Paris deklaroi se Ankaraja do i përgjigjet miratimit të këtij projektligji me masa të forta dhe të pakthyeshme, në të gjitha nivelet e marrëdhënieve reciproke, duke filluar me tërheqjen ne ambasadorit nga Parisi. Zëdhënësja e ambasadës turke në Francë, u shpreh se një hap të tillë, Turqia do e konsiderojë si akt agresiv dhe do pezullojë bashkëpunimin reciprok dhe të gjithë projektet.
Dautoglu u shpreh se:”Nëse ky projektligj miratohet, Franca do të bëhet flamurtarja e parë e kthimit të mentalitetit të mesjetës në Evropë. Kështu, ajo po i kthehet metodave të ngurta të interpretimit të historisë, sipas të cilave ndalohet çdo këndvështrim tjetër, duke përbërë rrezikun më të madh për Evropën.”
Ai tha se ishte e pamundur të mos i jepej përgjigje përpjekjes së një presidenti, qeveria apo dhe parlamenti që cenon nderin e vendit dhe popullit tonë. Të hënën, parlamenti turk do të dërgojë një delegacion në Paris, për tu sqaruar francezëve dëmet dhe pasojat e miratimit të një projektligji të tillë./AO/
Erdoani bën një paralajmërim historik për Sarkozinë
Turqia i drejtoi Francës një paralajmërim historik.
Pas nismës në Parlamentin e Francës për projektligjin, që parashikon dënim për refuzimin e pretendimeve armene lidhur me ngjarjet e vitit 1915, Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i dërgoi një letër Presidentit francez, Nikola Sarkozi, njofotn trt.
Kryeministri Erdogan, në letrën drejtuar Sarkozisë, shprehet me këto fjalë: “Mbërritja e këtyre lloj hapave në faza të avancuara jo vetëm që do të ketë pasoja tepër serioze dhe të rënda nga aspekti i marrëdhënieve multilaterale Turqi-Francë në politikë, ekonomi, kulturë dhe në të gjitha fushat e tjera, por njëkohësisht edhe përgjegjësia e tyre do të bjerë mbi iniciatorët