Ka njerëz të tillë që mund t`i bëjnë të gjitha të kqijat, për interesat e tyre personale.Muslimani që nuk kujdeset fare për të mos hyrë në hak të njerëzve, dhe që nuk ua mbron hakun e njerëzve, nënkuptohet se ai njeri nuk e ka kuptuar Islamin.
Një herë e një kohë është bërë një test i tillë.Njerëzit që i kanë kundërshtuar ligjet shtetërore,i kanë mledhur dhe i kanë dërguar në një ishull,dhe u kanë thënë: “Këtu nuk ka asgjë, as polic,as dicka tjetër që do t`ju ndaloj juve, andaj jetoni si të doni”.
Këta njerëz kanë jetuar ashtu si kanë dashur,.Paskan vrarë, paskan thyer e kështume radhë.
Pas një kohe , shohin se kjo gjë nuk ka fund. Përsëri i kanë ardhur bashkë dhe kanë vendosur se asnjëri nuk është i lumtur nga ajo gjendje. Kanë vendosur të zgjedhin një kryetar nga mesi i tyre dhe të formojnë një kryesi. Ata që i dërguan në ishull habiten shumë kur e dëgjojnë këtë dhe i pyesin: “Po ju nuk i donit gjërat e tilla?”
Këta të ishullit përgjigjen kështu: “Përsëri nuk i duam, por nuk jetohet edhe kështu!”
Drejtësinë që nuk e donin, kësaj radhe e patën vendosur vetë ata. Pra, të gjitha fetë dhe të gjitha ligjet janë në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njerëzve.
Pasi pushtohet Stambolli, Fatih Sulltan Mehmet Hani viziton shkenctarët në burgjet e Jedikules dhe i pyet: “Pse ju kanë vendosur në burg?” Njëri nga ata përgjigjet kështu: “Kajseri (Perandori Bizantin) na mblodhi neve dhe na tha: “Perandoria Osmane e ndërton kalanë e Rumeliut,kështu do të mbyllen dyert e Biznatit. Si do ta mbrojm shtetin?” Kur erdhi radha tek unë, i thashë kështu: “I nderuar Perandor, ne më nuk mund ta mbrojmë Bizantin,.Sepse, pandershmëria mes njerëzve e kalbi Bizantin.Ushtarët që shkojnë në front, nuk kanë kujt t`ua lënë familjet e tyre për t`i mbrojtur.Nëse Osmanlitë nuk e rrëzojnë Bizantin, Bizanti do të rrëzohet vetë”.
Pas kësaj, Perandori urdhëroi që të na vendosin në burg, kurse atyre që thanë se askush nuk mund ta rrëzojnë Bizantin, iu dha poste të ndryshme.Pasi e dëgjon Fatih Sulltan Mehmeti, i thotë: “Do të jap ty një ferman. Shko dhe shëtit të gjitha shtetet e Perandorisë Osmane dhe më informo se sa do të mbijetojë kjo perandori”.
Dijetari i shëtiti të gjitha shtetet e Perandorisë Osmane.Gjatë shëtitjes i ka hulumtuar edhe gjykatat e perandorisë.Në një gjykatë ka qenë dëshmitar i një procesi të këtillë.
Fshattari që e padit një tjetër, e lut kadiun:”Unë vetëm ia bleva fushën këtij njeriu dhe nuk kam paguar asnjë para për thesarin që doli nga toka. Ju lutem , i thoni njeriut që ta marrë thesarin nga ai vend!” Kurse i padituri paska thënë: Unë fushën ia shita këtij personi.Cka të dalë nga toka është e atij.Nuk mund ta marrë atë thesar, sepse mund të përgjigjem për këtë gjë në botë tjetër”.
Të dy kanë pasur frikë që të hynë në tjetrit,Kadiu, pasi i dëgjon të dy, ku njëri paska një vajzë, kurse tjetri një djalë, u thotë: “Vallë, do të jeni dakord nëse fejojm djalin e njërit , me vajzën e tjetrit?”
Njerëzit dakordohen .”Atëherë,thirni ata le të vijnë”, që t`i pyesin nëse edhe ata dakordohen.Edhe ata kanë thënë,po.Kadiu thotë: “Atëherë, ju uroj dhe thesari i gjetur le të bëhet dhurata juaj për në dasmë”, kështu edhe i jep fund procesit.
Dijetari, i cili bëhet dëshmitar i kësaj ngjarjeje,kthehet tek Fatih Sulltan Mehmeti dhe i sjell lajme të mira, duke thënë: “Përderisa vazhdon kjo drejtësia, do të vazhdojë edhe Perandoria Osmane që të jetojë”.
Ashtu sic urdhërohet. “Allahu xh.sh është që falë.Nëse robi pendohet, i falen të gjitha mëkatet.I vetmi mëkat që nuk e fal Allahu, është haku ndaj njeirut”. Nëse një njeri nuk e ka marrë hakun në këtë botë, do ta marrë në botën tjetër. Do të merren sevapet nga i padrejti, do t`i jepen të drejtit, Ja, kjo do të jetë falimentimi më i amdh.
Dijetarit të madh, Beddiuzamanit, një njeri i bie tre peshq që i kap në det.Bedduizamani i jep 5 lira, por njeriu nuk i merr, duke i thënë se ato i ka kapur në det.Pasi që insiston,Bedduizamani i merr peshqit. Pastaj, njeriu kështu e rrëfen ngjarjen: “Në mes të natës bie dera e shtëpisë sime.U cova dhe cfarë të shoh, Bedduizamani para dere.”Vëlla merri këto 5 lirase do të vdes nga dhimbja(shpirtërore).Këto gjëra nuk janë të lejuara për mua.I dha 5 lirat dhe iku”.Kjo tregon se sa frikësohej që ky dijetar të mos hyjë në hak si Musliman në gjërat materiale, atëherë nuk e keni kuptuar Islamin!