Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Vajza që dëshironte ta mësonte Kur`anin Tue 3 Jan 2012 - 9:57 | |
| Tregon një arsimtare e lëndës fetare në një shkollë për vajza në vendet arabe....
Më erdhe një ditë një vajzë disi e turpshme, mu afrua dhe më pyeti: - A bënë t’ju bëj një pyetje? - Po, sigurisht, i thashë... - A bën ta mësoj Kur'anin përmendsh pa dijen e prindërve të mi? më tha disi si me ngurrim... - Po bën, i thash e hutuar në këtë pyetje të saj. Kjo pyetje më mundonte dhe doja ta dija pse po e fsheh këtë dëshirë kaq fisnike nga prindërit e saj, dhe doja ta dija arsyen... - Pse nuk po u tregon prindërve tu se ke dëshirë ta mësosh Kur'anin përmendësh? e pyeta unë. Ajo më dha një përgjigje, që kurrë nuk do ta kisha pritur! - Dëshiroj t’i befasoj ata me një kurorë të dritës në Ditën e Gjykimit!!! Allahu është i Madh dhe shumë i Mëshirshëm. Thotë Pejgamberi a.s: "Kush e lexon Kur’anin, e mëson dhe vepron sipas tij, prindërve të vet në Ditën e Gjykimit ua vesh një kurorë nga nuri, drita e së cilës është sikur drita e diellit…” . Transmeton Hakimi, Shejh Albani i thotë hasen sahih në ettergib we terhib 2|80 | |
|