Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Frutet kanë aftësi të larta shëruese Mon 16 Jan 2012 - 21:31 | |
| Shkenctarët thonë se frutat dhe perimet, vec vlerave ushqimore kanë edhe aftësi kuruese.Gjatë një studimi të kohëvetë fundit, shkenctarët arritën në përfundim se perimet kanë një përmbajtje të lartë magnezi,një lloj minerali që mjekët shpesh e rekomandojnë për trajtimin e sumë sëmundjeve.Jeta e Lyne Suo sundohej nga dhimbja.Nga dhimbja e artritit. Nga dhimbja kronike e muskujve.Për afro tetë vjet ajo mbijetoi duke përdorur ilace kkundra dhimbjes dhe steroide.Por për cudinë e saj lehtësimi më I madh I dhimbjeve nuk erdhi nga ndonjë ilac, por nga minerali I magnezit.Sarah Shaë pati një aksident automobilistik që e la atë me dhimbje në këmbë, dhe pa gjumë, derisa ajo filloi të merrte një tablet 600 miligramshe magnezi cdo ditë.Histori të tilla nuk e habisin specialistët Linda Rapson.Ajo mendon se rreth 70 përqind e pacientëve të saj demonstrojnë shenja të mungesës së magnezit, si dhimbje muskujsh,marrje mendsh e të tjera. Mungesa në magnesium lidhet gjithashtu me sëmundjen e zemrës dhe me tipin e diabetit dy.Shumë njerëz zakonisht nuk konsumojmë një sasi të mjaftushme uji të pasur me minerale.Mbi të gjitha, një dietë e mbushur me sheqer dhe brumëra, apo me shumë calcium,shteron magnezin.Gjithashtu stresi con në pakësimin në organizëm të këtij minerali jetësor.Mjekja Mildred Seelig ka rreth katër dekadave që po studion magnezin.Ajo po shkruan një libër, I cili pritet të botohet së shpejti, për të bërë të njohur këto veti të magnezit.Ajo dëshiron që kryerja e studimeve që të konfirmojnë rezultatet që ajo ka parë de ato që kanë raportuar pacientët e saj.Ata pranojnë që magnezi nuk është një kurë për gjithcka,por një trajtim I thjeshtë dhe I efektshëm të cilit nuk I është kushtuar rëndësi.
| |
|