Procesit
të gjatë e të lodhshëm të votimit në Egjipt i ka ardhur fundi.
Komisioni Qendror Zgjedhor në Kajro shpalli rezultatet përfundimtare të
zgjedhjeve.
Ashtu sic parashikonin sondazhet e para, partia Drejtësi dhe Liri, e
njohur ndryshe si “Vëllazëria Muslimane” ka mundur të marrë 127 mandate
në Asamblenë e re, e barabartë me 40 përqind të vendeve. Në vendin e
dytë janë renditurë salafitët me 96 mandate, ndërsa në vendin e tretë me
36 mandate u renditën liberalët e Wafd, 33 mandate mori Blloku
Egjiptian, koalicion ku bën pjesë edhe partia e miliarderit Naguib
Sauiris.
Këto ishin mandatet e ndara sipas sistemit proporcional, që jep 2/3 e
498 mandateve që do të ketë asambleja e re e Egjiptit, 1/3 do të
plotësohet sipas votimit në mazhoritar.(tch)