Në atë çast secili prej jush mun t`i shmanget flakëve, nëse ka dhuruar qoftë edhe gjysmë hurme; ose nëse nuk e ka patur këtë, të paktën ka thënë një fjalë të mirë.
Një ditë secili prej jush do të dalë para Zotit, pa asnjë perde që ta fshehë prej Tij, pa ansjë ndërmjetës".
"Atëherë me siguri Zoti do t`ju pyesë:
"A nuk ju dhashë të mira?"
"Dhe ju do të përgjigjeni: "Po!
"Zoti do t`ju pyesë: "A nuk ju dërgova një Profetë?
"Dhe ju do të përgjigjeni: "Po!" Nëse do të shihni djathtas sytë do t`ju zënë veç se zjarr".
"Në atë çast secili prej jush mund t`i shmangen flakëve , nëse ka dhuruar qoftë edhe gjysmë hurme;ose nëse nuk e ka patur këtë, të paktën ka thënë një fjalë të mirë".
Profeti rrëfen:"Një burrë tha: "Dua të bëj një vepër bëmirësie" dhe doli me një dhuratë që ia la në dorë një hajduti, por pa e ditur".
Të nesërmen njerëzit i thanë që ishte ndihmuar një hajdut. Atëherë burri u lut: "O Zot ., qofsh përherë i lëvduar! Dua ta bëj një tjetër bëmirësi" Doli jashtë dhe dha lëmoshë, që i ra në dorë një gruaja të pa moralshme, por pa e ditur. "Të nesërmen në mëngjesnjerëzit i thanë që kishte ndihmuar një grua të pamoralshme. Dua ta ndreqi gabimin me një bëmirësi tjetër". Doli ajhstë dhe dha lëmoshë që i ra në dorë një të pasuri, përsëri pa e ditur gjendjen epersonit.
"Të nesërmen në mëngjes njerëzit i thanë që ishte ndihmuar një i pasur. Atëherë njeriu bëmirësthirri: "OZot , qofsh përherë i lëvduar!I dashë lëmoshë një hajduti, një prostitute dhe një të pasuri!"
"Atëherë dikush i tha: Për sa i përket lëmoshës së ajnit, ka të ngjarë që ta ndihmosh të mos vjedh më. Për sa i përket lëmoshës së prostitutës, ka të ngjarë që ta ndihmosh që ta lërë këtë zanat. Për sa i përket lëmoshës së të pasurit, ka të ngjarë që ai të mësojë diçka dhe ta ndajë me të tjerët atë që Zoti i ak dhuruar."