Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Festimi i ditëlindjes së Profetit a.s dhe i ngjarjeve islame Sat 4 Feb 2012 - 9:11 | |
| - Cito :
- Nëse shfrytëzohet ky rast për tu kujtuar njerëzve jetën e Profetit a.s, mesazhin e tij të përjetshëm dhe faktin që ai është mëshirë për mbarë botërat, këtu nuk shoh asnjë bidat dhe asnjë humbje.- Dr.Kardavi
Pyetje:”Si gjykohet festimi i ditëlindjes së Profetit, paqja e Zotit qoftë mbi të, si dhe festimi i ngjarjeve të ndryshme islame siç është viti i ri Hixhri, Israja dhe Miraxhi etj...?”
Pyetje:”Si gjykohet festimi i ditëlindjes së Profetit, paqja e Zotit qoftë mbi të, si dhe festimi i ngjarjeve të ndryshme islame siç është viti i ri Hixhri, Israja dhe Miraxhi etj...?”
Myftiu: Shejh Jusuf Kardavi
Përgjigje:”Disa myslimanë mendojnë se festimi ose thjesht interesimi për një nga ngjarjet e rëndësishme në historinë islame, siç është hixhreti, Israja dhe Miraxhi, Mevludi, hyrja e myslimanëve në Mekë, betejat kryesore islame apo çdo gjë tjetër në jetën e Profetit a.s, është një bidat, i cili çon në humbje, e për rrjedhojë humbja çon në zjarr. Kjo nuk duhet thënë në mënyrë të prerë dhe absolute, pasi ajo që duhet dënuar, është shoqërimi i festimit të këtyre ngjarjeve me gjeste dhe akte të dënueshme të cilat shkelin parimet islame. Sic ndodh në disa vende islame, ku organizojnë mevlude të cilat ua kushtojnë evliave dhe njerëzve të mirë.
Në fakt, nëse shfrytëzohet ky rast për tu kujtuar njerëzve jetën e Profetit a.s, mesazhin e tij të përjetshëm dhe faktin që ai është mëshirë për mbarë botërat, këtu nuk shoh asnjë bidat dhe asnjë humbje.
Teksa sjellim ndërmend këto ngjarje të historisë islame, ne u kujtojmë njerëzve një mirësi shumë të madhe dhe tu kujtosh njerëzve mirësitë e Zotit, është diçka e ligjshme dhe e kërkuar. Vetë Zoti në Kuran, na bën thirrje që ti kujtojmë mirësitë e Tij. “O besimtarë! Kujtoni dhuntinë e Allahut kur ju erdhi një ushtri (idhujtarësh), e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e shihnit; ndërsa Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju.” (Ahzab, 9)
Me këtë ajet, Zoti u kujton myslimanëve të Medines betejën e Hendekut, kur mekasit i sulmuan pasi kishin krijuar një aleancë me disa fise të tjera. Myslimanët ishin sulmuar në vatrën e tyre, në Medinë, e cila ishte rrethuar nga ushtria armike. Ushtria idhujtare synonte ti shfarosë një herë e mirë myslimanët. Zoti i shpëtoi myslimanët nga ky plan dhe dërgoi një erë të fuqishme, dërgoi ushtarët e tij të cilët nuk i shihnin dot njerëzit. Prandaj, Ai ua kujton myslimanëve këtë mirësi dhe i nxit që të mos e harrojnë.
“O besimtarë! Kujtoni mirësinë që ju dha Allahu ditën, kur Ai pengoi duart e një grupi njerëzish që i kishin zgjatur ato për t’ju dëmtuar ju. Frikësojuni Allahut! Besimtarët le të mbështeten vetëm tek Allahu!” (Maide, 11)
Me këtë ajet, Zoti i kujton Profetit a.s planet e çifutëve të Medines, të cilët planifikonin likuidimin e tij fizik. “Kujto kur mohuesit komplotonin kundër teje: për të të burgosur, vrarë ose dëbuar. Ata bënin kurthe, por edhe Allahu ngrinte kurthe (kundër tyre).” (Enfal, 30)
Pra, rikujtimi i mirësive të Zotit është diçka e kërkuar. Duke festuar ngjarje të caktuara nga historia jonë, ne kujtojmë mirësitë e Zotit, kujtojmë myslimanët që i përjetuan këto ngjarje, të mbushura plot mesazhe. E çfarë të keqeja ka këtu?! Përse qenka bidat dhe humbje?!/AO/ | |
|