Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeSat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
86 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 86 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_vote_lcap96%Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_vote_rcap
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_vote_lcap0%Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_vote_lcap0%Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_vote_lcap0%Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_vote_lcap1%Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_vote_rcap
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_vote_lcap2%Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_vote_rcap
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore !

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Albana...
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Albana...


Numri i postimeve : 167
Data e regjistrimit : 19/02/2012
Mosha : 28
Nacionaliteti-Sheti : Prizren :)

Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! Empty
MesazhTitulli: Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore !   Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! I_icon_minitimeSun 26 Feb 2012 - 12:33

Tash e dymbëdhjetë vite pas përfundimit të luftës në Kosovë, qytetarët e Kosovës dhe besimtarët myslimanë nuk kanë hapësira të mjaftueshme për kryerjen e riteve fetare islame. Kjo mungesë e hapësirës nuk është shfaqur tani, por shumë më herët, qysh në kohën e pushtimit serb. Meqë shqiptarët ishin të shtypur në të gjitha aspektet, nënkuptohet se nuk ka pasur mundësi dhe hapësirë që këto kërkesa t’i adresohen pushtuesit serb.

Me përfundimin e luftës në Kosovë, kuptohet se të gjithë shqiptarët shpresuan në një jetë më të mirë në të gjitha sferat e jetës, e ndër ta edhe praktikuesit e fesë. Por tani duket se jo të gjithë shqiptarët janë të barabartë, thua se shqiptarët nuk luftuan që një ditë të gjithë të jenë të lirë, por pjesërisht. Ata që janë ulur në ulëset e pushtetit që prej përfundimit të luftës më 1999 e deri më tani (tre Qeveri të ndryshme), po i shijojnë të mirat e lirisë dhe benifitet nga më të ndryshmet, ndërsa që të njëjtat liri nuk ekzistojnë edhe për shtresat e tjera të shoqërisë. Do të isha jo real nëse do të pretendoja se në Kosovë mungojnë vetëm kushtet për praktikimin e fesë. Zgjodha të shkruaj për këtë problematikë të caktuar, pa i harruar dhe mohuar edhe kushtet tejet të vështira të shtresave të tjera, mbi të gjitha të atyre që sakrifikuan më së shumti për këtë liri si familjet e dëshmorëve, veteranët e luftës; e pastaj në gjendje shumë të rëndë janë edhe pensionistët etj..

Pas çlirimit, pritjet për hapësira dhe kushte më të mira vazhduan vit pas viti me pretendimet e politikanëve se të gjithë duhet përqendruar në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Këto ishin çështjet më madhore të shqiptarëve të Kosovës duke lënë mënjanë padrejtësisht të gjitha shtresat dhe problemet e tjera të popullsisë.

Më në fund erdhi edhe Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, gjëja më e dashur dhe më e kërkuar e shqiptarëve të Kosovës dhe padyshim se të gjithë ishim gëzuar për ëndrrën më të madhe, Kosovën shtet të pavarur. Tashmë po bëhen edhe katër vite të tjera që nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe akoma asgjë, sepse problemet vazhdojnë, vazhdojnë… dhe asnjëherë nuk kanë të ndalur.

Jo që kishim dyshuar ndonjëherë, por tanimë të gjithë e kemi të qartë se Udhëheqësit tanë pa dallim (komunalë apo shtetëror) bëhen të shurdhër e memecë kur bëhet fjalë për fenë dhe diskriminojnë padrejtësisht shumicën absolute të popullit (96%), asaj shumice dhe feje të cilës edhe vetë i takojnë.

Duke qenë se ekziston një numër i konsiderueshëm i xhamive, kërkesa për xhami të reja dikujt mund t’i duket absurde. Por a janë të mjaftueshme këto xhami që besimtarët t’i kryejnë obligimet fetare në kushte normale? Për këtë pyetje duhet bërë një analizë më e thellë e rrethanave në të kaluarën dhe në të tashmen.

Në të kaluarën, qytetet tona kanë pasur me qindra xhami, ndërsa tani numërohen me dhjetëra. Popullsia në qytetet e mëdha sidomos kryeqytet rritet shpejt. Lagjet e vjetra janë rrënuar e bashkë me to edhe xhamitë dhe si pasojë e kësaj besimtarët detyrohen ta falin namazin e xhumasë (ditën e premte) në temperatura tejet të ulëta gjatë dimrit dhe temperatura të larta gjatë verës. Xhamitë e ndërtuara gjatë kohës së Perandorisë Osmane janë të vogla dhe kanë qenë të mjaftueshme vetëm për numrin e banorëve të asaj kohe. Në fillim të shekullit të kaluar Prishtina nuk kalonte shifrën prej 20-30 mijë banorëve, ndërsa prej përfundimit të luftës më 1999 e deri më sot janë ndërtuar vetëm disa xhami, e në anën tjetër numri i banorëve thuajse është dhjetëfishuar në rreth 300 mijë banorë sa numëron sot Kryeqyteti i Kosovës. Andaj edhe me logjikën më të thjeshtë mund të kuptohet se ka disproporcion të madh mes numrit të xhamive dhe numrit të banorëve të qytetit. Situatë e ngjashme është edhe në qytetet e tjera të Kosovës, ndërsa ekzistojnë edhe fshatra të cilët nuk kanë fare xhami. Për shembull në Prishtinë Lagja Ulpiana nuk ka fare xhami ndërsa Lagja Dardania ka rreth 60 mijë banorë dhe ka vetëm një objekt të adaptuar në xhami për të cilin vetë qytetarët e paguajnë qiranë.

Mungesa më evidente është mungesa e xhamive të mëdha për kryerjen e riteve fetare të ditës së premte (falja e xhumasë) kur frekuentimi i xhamive arrin kulmin edhe në kushte ekstreme atmosferike (shi, borë, akull, baltë si dhe temperatura të larta gjatë verës).

Në shenjë revolte ndaj këtij diskriminimi, qytetarët sikur t’i kishte sinkronizuar dikush shfrytëzuan këtë kohë me borë për të ndërtuar dhjetëra xhami prej bore anekënd qytetit të Prishtinës. Këto xhami simbolike prej bore nuk u ndërtuan që ndokush të falej në to por për t’u treguar të gjithëve se kryerja e obligimeve fetare në kushte ekstreme atmosferike tashmë është bërë e zakonshme për qytetarët e Prishtinës.

Nevoja për ndërtimin e xhamive lind nga realiteti dhe nuk ka prapavijë politike siç edhe është pretenduar shpeshherë nga mediat. Është kërkesë e thjeshtë si të gjitha kërkesat e tjera të njerëzve për planifikimin e lagjeve të reja për të pasur shkolla, parkingje, ambulanca etj.. Në këtë planifikim duhet të ketë edhe xhamia në mënyrë që besimtarët t’i kryejnë obligimet e tyre fetare në mënyrë humane dhe dinjitoze. Fundja këta banorë janë taksapagues të rregullt të shtetit dhe kanë të drejtë që në planifikimet e planeve urbane të kërkojnë ndërtimin e xhamive që janë pjesë e popullit dhe identitetit shqiptar për shekuj me radhë.

Institucionet dhe udhëheqësit tanë nuk duhet të kenë frikë nga xhamia. Ajo nuk shërben vetëm për ta mësuar dhe praktikuar fenë, por në xhami po ashtu njerëzit socializohen mes tyre dhe mësojnë moralin, shkencën, ruajtjen e traditave dhe shtetit. Aty nisen dhe krijohen projektet dhe kontributet për të mirën e popullit siç edhe ka ndodhur në të kaluarën. Madje deri dje në kushte të vështira në Kosovë, xhamia përdorej si vend i arsimimit dhe edukimit. Andaj udhëheqësit duhet të jenë mirënjohës ndaj rolit të xhamive e t’i ofrojnë mundësi besimtarëve që të gëzojnë xhami të reja.

Mos ndoshta gjatë stinës së verës qytetarët duhet të ndërtojnë xhami prej baltës apo rërës për ta pasqyruar mungesën e hapësirës për kryerjen e obligimeve fetare.

Të shkosh drejt Evropës nuk do të thotë të jesh antifetar, sepse Evropa respekton të drejtat themelore të të gjitha besimeve e në veçanti të pakicave minoritare. Imagjinoni, si do të hyjë Kosova në BE duke diskriminuar shumicën! Es selamu Alejkum...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore !
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhami prej bore në Shkup, atraksion për vizitorët
» Ndërtimi i xhamiave MINIATRUË me bore video
» BE: Diskriminimi ndaj myslimanëve në rritje
» Vazhdon diskriminimi: Përjashtohet edhe Nurije Haliti - Podujevë
» [Lajmet Ditore] Gazetari mysliman në Australi: Diskriminimi çon në radikalizëm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2012 :: Lajmet Ditore-
Kërce tek: