Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![Dje u dha lamtumira e fundit Shehapit e Mehmetit, të vrarë dy ditë më parë nga polici maqedonas Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | | Dje u dha lamtumira e fundit Shehapit e Mehmetit, të vrarë dy ditë më parë nga polici maqedonas | |
![Dje u dha lamtumira e fundit Shehapit e Mehmetit, të vrarë dy ditë më parë nga polici maqedonas Thumbnail.php?file=222_193316050](http://alsat-m.tv/thumbnail.php?file=222_193316050.jpg&size=article_medium) Mijëra banorë të Gostivarit dhe rajoneve të tjera përreth përcollën dje për në banesën e fundit dy të rinjtë nga Gostivari, 26 vjeçarin Besnik Shehapi dhe 30 vjecarin Imran Mehmeti, të cilët u vranë pardje nga polici Jakim Trifunovski. Varrimi i tyre u bë pasditen e sotme, duke filluar nga Xhamia e lagjes për tek varrezat e qytetit. Gjatë gjithë rrugës, tërë xhemati përcolli kufomat me tekbir. Në varrim morëm pjesë edhe krerët e RDK-së Rufi Osmani, PDSH-së Menduh Thaçi, ministri i pushtetit vendor Nevzat Bejta si dhe personalitete të tjera nga jeta politike. Pas lutjes së fundit që u bë nga hoxhallarët, me një referat dy shokëve të tyre iu drejtua edhe dega e Aleancës Kuq e Zi e Gostivarit, e cila dënoi këtë akt mizor. “Me hidhërim të thellë sot jo vetëm qytetarët e Pollogut por të gjithë viset shqiptare bashkohen me dhimbjen për humbjen e dy vëllezërve tanë. Më tej duke shprehur hidhërimin e madh për humbjen e dy vëllezërve tanë në letrat ngushëlluese thuhet se në këto moment të dhimbjes së madhe jemi pranë jush dhe ju sigurojmë se të tronditur nga tragjedia vajzat dhe djemtë kuq e zi nuk do të rijnë pa kërkuar llogari deri sa të vendoset drejtësia dhe fajtori të marr dënimin e merituar”,deklaroi Egzon Azizi, Aleanca Kuq e Zi-Gostivar. Dy të rinjtë Shehabi dhe Mehmeti u vranë dy ditë më parë, pas një sherri banal me policin Trifunovski. Bashkim Sulejmani | |
|