Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![Zhduken 200 mijë Euro nga kontoja e Ipeshkvisë Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: Zhduken 200 mijë Euro nga kontoja e Ipeshkvisë Sat 3 Mar 2012 - 13:47 | |
| ![Zhduken 200 mijë Euro nga kontoja e Ipeshkvisë %28u39u%29katedralja%20ipeshkvia%20prishtine%203457357](https://2img.net/h/www.mesazhi.com/modules/news/images/option6/%28u39u%29katedralja%20ipeshkvia%20prishtine%203457357.jpg) Rreth 200 mijë euro, të dhëna donacion vite më parë për ndërtimin e katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë, dyshohet se janë “zhdukur” nga kontoja bankare e Kishës Katolike. Ndonëse nuk dihen ende emrat e personave si të dyshuar të mundshëm, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë, ka intensifikuar hetimet në gjetjen e tyre pas një kallëzimi penal të pranuar nga Ipeshkvia e Kosovës.
Prokurori publik i qarkut, Lulëzim Sylejmani, i cili ka në duar dosjen e dorëzuar nga Ipeshkvia, ka konfirmuar nisjen e hetimeve për humbjen e rreth 200 mijë eurove.
“Ipeshkvia e Kosovës ka dorëzuar një kallëzim penal në janar të këtij viti, ku tregon për zhdukjen e rreth 200 mijë eurove, zhdukje kjo e të hollave që ka ngjarë në vitin 2005 deri në vitin 2006”, ka konfi rmuar prokurori Sylejmani.
Sipas tij, paratë e humbura kishin qenë donacion për ndërtimin e katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë dhe, si të tilla, kishin qenë të deponuara në Bankën Kreditore të Prishtinës, filiali në Prizren. /zeri/
| |
|