Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Fetfa nga Fikhu: Imitimi i meshkujve dhe femrave (Fikhu hanefi) Sat 3 Mar 2012 - 19:13 | |
|
Mashkulli është i pariUrtësia e Allahut ka kërkuar që (në lloin njerëzor) ta krijojë mashkullin para femrës, e që pastaj ta krijojë femrën nga mashkulli.Lavdiploti ka thënë: يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْس ٍ وَاحِدَة ٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالا ً كَثِيرا ً وَنِسَاء ً وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَتَسَاءَلُونَ ۚ بِه ِِ وَالأَرْحَامَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ ۚ رَقِيبا
"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju".
Në këtë ka argument të qartë se mashkulli është më i fortë (fuqishëm) se femra.Ai nuk ka ekzistuar më parë dhe u krijua, ai gjithahstu është edhe themel i krijimit të femrës dhe ajo është krijuar prej tij.Allahu secili prej tyre i dhuroi cilësi (veri), të cilat ua mundësojnë që me to t`i zbatojnë rolet e besuara në jetë.Mashkulli ka rol të caktuar në këtë jetë dhe Allahu i ka dhuruar gjithçka që e kualifikon (e aftëson) për kët0δ rol dhe e ndihmon që ta kryejë detyrën e besuar.Femra, gjithashtu, ka rolin e saj specifik në jetë, ndaj Allahu i Madhëruar i ka dhuruar asaj gjithçka që i duhet për këtë rol të saj dhe i ndihmon që ta kryejë këtë detyrë që i është besuar.
E keqja e madhe ndodh në shoqëritë njerëzore, të cilat përpiqen të dalin nga suazat e ligjeve natyrore në bazë të të cilave Allahu i krijoi njerëzit, sikurse femra që e imiton burrin dhe dëshiron që rroli i saj në jetë të jetë njëlloj si i atij dhe edhe puna e saj të jetë si e atij.Ose që mashkulli ta imitojë femrën dhe nuk sillet si mahskulli dhe përpiqet të ndryshojë vetitë e veta natyrore,të cilat ia ka dhuruar Allahu, andaj e imiton femrën në pamje, veshje,të folur dhe veprime dhe synon t`i kryejë detyrat e saj dhe roline sja në jetë.Prandaj, Islami ua ka ndaluar meshkujve që t`i imitojnë meshkujt.Ibn Abasi r.a thotë:
"Dërguari i Allahut, s.a.v.s i ka mallkuar mehskujt të cilët i imitojnë femrat dhe femrat të cilat i imitojnë mehskujt.Dhe ka thënë:Përzini nga shtëpitë tuaja.Pastaj ka thënë:"I Dërguari i Allahut s.a.v.s e ka dëbuar një mashkull të tillë, kurse Omeri r.a e ka dëbuar një femër të tillë".(Hadithin e shënoi Buhariu në Sahihune tij,kaptina El-Libas,5886.
Në një verzion tjetër thuhet:
"I Dërguari i Allahut, s.a.v.s, i ka mallkuar meshkujt të cilët i imitojnë femrat dhe femrat të cilat i imitojnë meshkujt". (Hadithin e shënoi Buhariu në Sahihune tij,kaptina El-Libas,5885)
Ebu Hurejra, r.a thotë: "I Dërguari i Allahut s.a.v.s, e ka mallkuar mashkullin që vishet si femër dhe femrën e cila vishet si mahskull.((Hadithin e shënoi Ebu Davudi me sened autentik, sikurse citohet në Rijadus-salihin.
Taberiu pohon: "Do të thotë nuk ka mashkulli të drejtë ta imitojë femrën me evshje dhe stoli që janë karakteristike vetëm për femra, por edhe ajo gjithashtu (nuk ka të drejtë ta imitojë) atë."Ibn Haxheri shton: "Gjithashtu në të folur dhe ecje.Sa i përket pamjes së rrobave ajo ndryshon në përputhje me adetet e çdo vendi.Te disa popujveshja e femrave nuk dallon nga ajo e meshkujve,ndërkaq femrat dallohen me tërheqje dhe mbulim.Ndal;imi i imitimit në të folur dhe ecja ka të bëjë me atë që këtë e bën qëllimisht, ndërsa tek ai që kjo është e lindur, kërkohet,kërkohet që të bëjë përpjekje për ta braktisur këtë veti dhe ta tejkaloj atë gradualisht.Nëse nuk e pranon këtë dhe vazhdon, atëherë kanosja ka të bëjë edhe me të, sidomos nëse vërehet se është i kënaqur me këtë "Ibn Et-Tin thotë: "Mallkimi në këtë hadith ka të bëjë me ata meshkuj të cilët i imitojn femrat në veshje si dhe ato femra të cilat i imitojnë mehskujt. Sa u përket atyre meshkujve që kanë kaluar në homoseksualizëm (apo femra në lezbeizëm),për ta kërcnimi dhe dënimi janë shumë më të ashpër seç përmendet këtu.Prandaj, edhe është urdhëruar dëbimi nga shtëpia i atij që imiton, në mënyrë që ky imitim të mos shkaktojë ushtrimin e kësaj të keqeje. (Fethul bari, 10/333. Për Forumin Islamieshtedrit:Ilaz Salihi Marur nga Libri "Fikhu Hanefi"{E Drejta familjare}
| |
|