Sportisti i jashtëzakonshëm austriak,Felix Baumgartner,do të hidhet në Tokë nga një lartësi prej 37.000 metrash.
Sipas një lajmi të gazetës austriake "Der Standard",sportisti 42-vjeçar synon të thyen katër rekorde botërore dhe se hedhjen për të cilën ka vite që përgatitet,do ta realizojë në muajin Gusht.
Gjatë hedhjes,e cila do të bëhet nga një lartësi 37 mijë metra,Baumgartner do të vishet me një veshje të veçantë astronauto,rezistente ndaj presionit dhe nxehtësisë.
Sportisti do të ngjitet me anë të një aeroplani, të përmasave 80 m.Ai do të hidhet nga një ambient me temperaturë nën zero-70 centimetër drejt Tokës.
Brenda 35 sekondare do të arrijë shpejtësinë 1.332 km dhe do të kalojë dhe murin e zërit.Sportisti do të mbrohet nga një kaskë e veçantë gjatë kalimit të murit.
Në trup do të mbajë parashutë dhe bombola e oksigjenit,të cilat do ta pengojnë të sillet rreth vetes kur të hidhet.Nëse sportisti do të sillej rreth vetes,ndërkohë që zbret me një shpejtësi 1332 km në orë,mund të humbas ndjenjat.Me anë të kësaj hedhje,e cila mendohet të zbusë 10 minuta,Baumgartner do të thyen katër rekorde botërore,udhëtimin më të lartë me ballin,hedhjen në lartësi më të madhe,hedhjen e lirë më të gjatë dhe pikën më të lartë të fluturimit të arritur nga një njëri.
"Jam shumë i lumtur që do ta realizoj një hedhje të tillë dhe kam guxim ta bëj.Sigurisht që do t' lëmë të dhëna shumë të rëndësishme brezave pas nesh",shprehet Baumgartner,pas ndezjes së dritës jeshile për projektin i cili është shtyrë disa herë.
Pasi ka përfunduar me sukses provat e hedhjes nga raketa Bellos në Teksas të SHBA,Baumgartner do të niset për në hapsirë nga baza "Rasell" në Nju Mexsiko.
Shkruajti Ilaz Salihi.