Pyetja: Dikush thotë: O Vëlla puna është ibadet (adhurim)! E vërteta është se njeriu nuk shpërblehet për asnjë punë nëse nuk e ka kryer namazin, dhe sikur ta ndërtojë xhamia në çdo vend, si dhe nëse i jep çdo muslimani mijëra htë holla pra nuk merrë sevape (shpërblime).Për këtë vetëm pasi ta ketë kryer namazin, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit a.s., të cilin e transmeton Ebu Hurejre r.a (Allahu qoft i kënaqur me të), i cili ka thënë: Se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut xh.sh duke thënë: "
Gjëja e parë, për të cilën do të llogaritet robi në Ditën e Gjykimit është namazi i tij, nëse është në rregull ai ka shpëtuar, e nëse nuk është në rregull ai ka humbur dhe është shkatërruar" (transmeton Tirmidhiu).Dihet se muslimani shpërblehet për çdo
gjë me të cilën dëshiron kënaqësinë e Allahut, derisa edhe mardhëniet intime me gruan e tij, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit a.s që transmeton Muslimi:
"......edhe në mardhëniet me gruan tuaj ka lëmoshë (sadaka), thanë:O i Dërguar i Allahut edhe nëse dikush nga ne e kënaqë nga ne e kënaqë ep[shin e tij, a edhe në këtë ka shpërblim?
Tha:
Ç`farë mendoni ju nëse ai e shfrytëzon atë (epshin) e tij në harame (gjëra të ndaluara), a do të ketë mëkat për këtë? Kështu pra është edhe puna e tij që e shfrytëzon epshin e tij në hallall do të ketë shpërblim".Kur muezini thërret ezanin ti i thua atij njeriu (i cili nuk falet): eja në namaz, atëherë të thotë ai ty siç tha më parë:puna është ibadet, pastaj pas një kohe vjen dhe e tregon një hadith të shpifur kur Pejgamberi a.s ka hyrë në xhami dhe ka gjetur një njeri ulur dhe i ka thënë atij: Kush shpenzon për ty? Tha: Vëllau im, i tha: Vëllau yt është më i vlefshëm se ti.
E vërteta është se ky hadith është i shpifur,Pejgamebri a.s është larg nga ky hadith, sikurse që ishte ujku larg nga gjaku i birit të Jakubit a.s.Në kapitullin, bindja dhe të mbështeturit në Allahun, te libri Rijadu Es-salihin është cekur çka transmeton Tirmidhiu me sened (zinxhirë) të vërtetë nga Enesi, i cili ka thënë:
Kanë qenë në kohën e Pejgamberit a.s dy vllezër, njëri prej tyre vinte te Pejgamberi a.s ndërsa tjetri merrej me një profesion (d.m.th. fitonte dhe me këtë arsyetohej), u ankua ky profesionisti për vëllaun e tij te Pejgamberi a.s e i tha: ndoshta ti do ta furnizosh atë.
O rob i Allahut, mos u vono asnjë moment nga të falurit namaz! Kjo botë është kalimtare, njeriu është i pasur nëse respekton Allahun, e i varfër nëse bënë mëkate, apo siç thonë: Nuk ka humbur asgjë ai, i cili e ka humbur Allahun.Nëse njeriu është me Allahunm atëherë ai është më i pasuir ndër njerëzit po edhe nëse nuk posedon para vetës përveç një copë bukë.Kurse ai i cili është largë Allahut e i është dhënë çka ka në botë, përkundrazi ai është njeriu më i varfër.
O rob i Allahut: Përkujto thirrjen e varrit drejtuar ty: O bir i Ademit, unë jam shtëpia e trishtimit, unë jam shtëpia e errësirës, unë jam shtëpia e krimbave, unë jam shtëpia e vetmisë,unë jam ai që kush hyn duke qenë rrespektues i Allahut do të jem për të në atë ditë mëshirë, ndërsa ai q0δ hyn në mua duke qenë kundërshtar i Allahut do të jem për të atë ditë zemërim.
Vëllau im, nëse je prej atyre që nuk falesh parapriju të mirave dhe bjeri në
Zotit të tokës dhe qiejve!Mundesh të falesh edhe nëse e dinë vetëm fatihanë (Elhamdulilahin) e nuk dinë ajete tjera nga Kur`ani, në fillim nuk kushtëzohesh që ta dish përmendësh Et-tehijatin, poashtu një herë mund ti falësh vetëm farzet e pastaj edhe sunnetet.E nëse nuk mund ti mbash në mend numrine rekateve të çdo farzi, atëherë çështja është shumë e lehtë: Para se të lind Dielli janë dy rekate (namazi i sabahut), e kur të të perendon dielli janë tri rekate (namazi i akshamit),ndërsa kohët e mbetura, dreka,ikindia dhe jacija i kanë nga katër rekate.
Shkrujti:Ilaz Salihi
www.islamieshetdrit.com