Flaka e qiririt
Një herë në një lagje të Stambollit kishte rënë zjarri.
Flakët e zjarrit arrijnë deri në shtëpinë e një Pashai. Vajza e Pashait e cila ishte shumë e bukur, trembet shumë nga zjarri dhe për të shpëtuar, del në rrugë dhe fillon të ecë pa e ditur se ku shkonte, derisa arriti e sfilitur pranë një xhamie.
Aty pranë, pa një dritë dhe skoi e u fut brenda. Në dhomë pa një nxënës i cili po mësonte në flakën e qiririt. Nxënësi i çuditur e pyeti:
- Kush je ti?...Përse ke ardhur?..
- Në shtëpinë time ra zjarri. Të lutem më mbro mua këtë natë- ja ktheu vajza.
- Unë jam beqar, prandaj nuk mund ta kalosh natën këtu- i tha djali
- E ku mund të shkoj unë në këtë natë të ftohtë dhe të errët dimri?- e pyeti vajza.
Nxënësi e pa që nuk kishte zgjidhje tjetër, i dha vajzës ujë për të pirë, i tregoi asaj krevatin e tij që të flinte, ndërsa vetë u kthye dhe vazhdoi të mësonte. POr nuk po arrinte dot të përqëndrohej në mësime.
Vajza duke bërë një gjumë të trazuar ishte zbuluar.
Shejtani i fut këtë mendim të keq në kokë djalit: "Mos e humb këtë rast! Nuk të vjen më në dorë një vajzë kaq e bukur dhe një rast i tillë! Askush nuk të sheh dot..."
Por e mblodhi veten shpejtë. Zgjati njërin gisht drejt flakës së qiririt dhe foli me vete: "Flaka e këtij qiririt të kujton zjarrin e Xhehennemit. Po i bëre gjë kësaj vajze të pafajshme, do të digjesh!..."
Gishti i dogji shumë dhe kështu u kthye përsëri te mësimet.
Por i njëjti mendim i ligë nuk po e linte rehat. Deri në mëngjes luftoi shumë me veten për të mos iu bindur shejtanit dhe kështu dogji në flakën e qiririt edhe disa gishta të tjerë.
Vajza u zgjua nga gjumi aty nga mëngjesi , u mbulua dhe filloi të ndjekë fshehurazi veprimet e djalit. Kur zbardhi mirë, mori një pallto nga djali, e veshi dhe shkoi në shtëpi dhe i tregoi nënës së saj gjithë çka kishte ndodhur një natë më parë.
Kur e mori vesh edhe Pashai ngjarjen, mori edhe vajzën e tij në karrocë dhe shkuan në shtëpinë e nxënësit. Pashai kur pa djaloshin me duart e lidhura, ngaqë ishte djegur mendoi:
"Domethënë, ky është djali për të cilin më tregoi vajza. Ka luftuar me nefsin e tij për të mos bërë ndonjë veprim të keq dhe për këtë ka djegur duart e tija.."
Shkoi tek nxënësi dhe i tha: "Ky vend qëndron akoma në këmbë, në saje të edukatës së mirë të njerëzve si puna jote. Eja në shtëpinë time, ha, pi, fli dhe mëso aty..."
Në fund nxënësi u martua me vajzën e Pashait