Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Shkup, anti-protesta me pjesëmarrje të papërfillshme (Nuk aritën të tubohen as sa 1/3 e shqiptarve) | |
[justify]Me brohoritje nacionaliste dhe jo në numër të madh, një grup prej 60 deri 70 adoleshentësh u mblodhën para qeverisë për të protestuar, ashtu siç kishin njoftuar më parë ‘kundër islamit radikal në Maqedoni’. Të shqetësuar nga prania e ekipeve të gazetarëve, askush prej tyre nuk dëshironte të fliste para kamerave për qëllimin e tubimit. Në vend të përgjigjes, ata lëshuan vetëm fyerje dhe kërcënime për mediat. Disa nga kameramanët dhe foto-reporterët u penguan që të kryenin punën e tyre. Para disa ditësh kryeministri Gruevski bëri apel që, ndonëse protestat janë e drejtë demokratike, çdo kush duhet të ketë kujdes për përgjegjësinë e vet. Një qëndrim të njëjtë ai e përsëriti edhe sot. “Sa u përket protestave do të jepja komentin e njëjtë që dhashë para disa ditësh kur kishte protesta një grup tjetër, i përkatësisë tjetër fetare ose etnike”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i RM-së. Dje për shkak të aksionit “Monstër” dhe arrestimit të të dyshuarve për vrasjen e pesëfishtë afër Smillkovcit, në Shkup Kumanovë dhe Tetovë u mbajtën protesta të shqiptarëve. Demonstruesit paralajmëruan se janë të revoltuar nga disa parti politike shqiptare, që, siç thanë ata, legjitimuan fyerjet ndaj popullit shqiptar. Petar Bllazhevski | |
|