Drejtoria për Mbrojtjen e të dhënave personale nga fillimi i vitit ka fshirë 57 profile dhe grupe në rrjetet sociale, për shkak të keqpërdorimit të të dhënave personale. Pjesë e tyre ishin edhe ata që bënin thirrje për protesta, dhe përhapnin urrejtje dhe mostolerancë fetare dhe kombëtare, por nuk është përcaktuar ende numri i saktë i grupeve dhe profileve të këtilla.
"Ne ende e hulumtojmë numrin e përgjithshëm të situatave të tilla dhe do të vendosim, nëse kundër dikujt do të ngremë proces", tha Dimitar Georgievski, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Georgievski shpjegoi se detyrimi i tyre në bazë të ligjit është ti fshijnë profilet dhe grupet që përdoren për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe të fillojnë procedurat e mëtejshme për institucionet gjyqësore. Vitin e kaluar, nga rrjetet sociale janë fshirë 127 profile, ndërsa është paraqitur një padi penale. Nëse dëshmohet fajësi për abuzim të të dhënave personale, dënimi për persona privat është një vit burg, ndërsa për person zyrtar nga 3 muaj deri në 3 vjet. Bojana Simonoviq