[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_icon_minitimeSat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
34 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 34 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_vote_lcap96%[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_vote_rcap
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_vote_lcap0%[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_vote_lcap0%[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_vote_lcap0%[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_vote_lcap1%[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_vote_rcap
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_vote_lcap2%[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja I_vote_rcap
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja Empty
22022014
Mesazh[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja

[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja 200-1516
Ndërgjegjja është cilësi shpirtërore që e urdhëron njeriun për sjellje dhe mendime të mira dhe e ndihmon atë të mendoj drejtë dhe të dalloj të drejtën nga e gabuara. Një nga aspektet e rëndësishme të ndërgjegjes është se ajo është e përbashkët për të gjithë njerëzit. Me fjalë të tjera, ajo që ndërgjegjja e një njeriu e ndien si të drejtë, ndërgjegjet e gjithë të tjerëve e ndiejnë si të drejtë me kusht që të ekzistojnë rrethanat e njëjta. Ndërgjegjja e një njeriu kurrë nuk bie në kundërshtim me atë të dikujt tjetër. Arsyeja qëndron në burimin e ndërgjegjes: ajo është frymëzim i All-llahut. Përmes ndërgjegjes, All-llahu na bën me dije për sjelljen më të bukur që duhet të përvetësojmë, e cila do ta kënaqë Atë: Se ndërgjegjja është frymëzim prej All-llahut përmendet në Kur'an, në Suren Shems: Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur, duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën! Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë. (Sure Shems: 7-10) Në vargjet e mësipërme, All-llahu shpall se Ai e ka frymëzuar veten me shthurje (që të sillet në mënyrë mëkatare, të jetë e pabindur, të devijojë, të gënjejë, t’ia kthej shpinën drejtësisë, të shkaktoj telashe, të ketë rënie në mirësjellje). E kundërta është takva (frikë-respekti apo frika ndaj All-llahut e cila e frymëzon një njeri që të ruhet nga veprimet e gabuara dhe të jetë i etur për vepra të cilat e kënaqin Atë). Pikërisht kjo ndërgjegje është ajo që e bën njeriun që të ruhet nga veprat e këqija dhe të gjejë rrugën e drejtë. Një nga aspektet më të rëndësishme të ndërgjegjes është se ajo e ndihmon njeriun që të zbulojë atë që është e drejtë me vullnetin e tij. Kjo do të diskutohet në mënyrë më të hollësishme në kapitujt e ardhshëm. Ndërgjegjja do t’i tregojë pa dyshim njeriut atë që është e drejtë, madje edhe nëse askush tjetër nuk do ta bëjë këtë. Sidoqoftë, ajo që ka rëndësi për njeriun është që të mbështetet në vet ndërgjegjen e tij, të dëgjojë se çfarë i thotë ajo dhe të veprojë sipas saj. Për këtë arsye, mund të themi se ndërgjegjja është elementi kryesor i fesë. Mbi të gjitha, ka një gjë që duhet ta kemi në mendje; çdo njeri, që nga momenti i fitimit të ndërgjegjes, është përgjegjës për atë me çka e frymëzon All-llahu dhe atë që i thotë ndërgjegjja e tij. Që nga momenti që ai fillon t’i kuptojë ato që ndodhin rreth tij dhe bëhet i aftë për të gjykuar vet, ai pritet që të ketë dhe të jetë në gjendje të përdor aftësinë për të dëgjuar dhe për të dalluar zërin e ndërgjegjes së tij dhe të ketë vullnet për ta pasuar atë. Që nga ky moment e tutje, ai do të pyetet për veprimet që i ndërmerr gjatë jetës së tij. Nëse e pason ndërgjegjen e tij, ai do të shpërblehet me një jetë të përjetshme në parajsën e All-llahut, por nëse e pason veten e tij, ai do të takojë një kube të mbyllur flake të përjetshme. Dëshmia e ekzistencës së Allahut mund të shihet përmes ndërgjegjes Gjëja e parë që do të bëjë një njeri që pason ndërgjegjen e tij është që të bëj pyetje dhe të studiojë gjërat që sheh rreth vetes. Një njeri që ka zhvilluar një ndjenjë të mirë të të kuptuarit, lehtë do ta kuptojë se ai jeton në një botë të krijuar në mënyrë të përsosur, të përfshirë në një gjithësi të përkryer. Le të mendojmë për një moment për mjedisin dhe kushtet në të cilat jemi duke jetuar. Ne jetojmë në një botë të planifikuar dhe të projektuar në mënyrë të hollë me të gjitha detajet e mundshme. Madje edhe vetëm sistemet në trupin e njeriut shkaktojnë habi me përsosmërinë e tyre. Gjatë leximit të këtij libri, zemra juaj rrah vazhdimisht pa tjetër, lëkura juaj përtërihet, mushkëritë tuaja pastrojnë ajrin që merrni, mëlçia juaj kullon gjakun tuaj dhe miliona proteina sintetizohen në qelizat tuaja në çdo sekondë për të siguruar qëndrueshmërinë e jetës. Njeriu jeton pa qenë i vetëdijshëm për mijëra aktivitetetë tjera që ndodhin brenda tij, madje edhe pa e kuptuar se si ndodhin disa prej tyre. Dhe mbi ne është dielli, me miliona kilometra larg planetit tonë, i cili siguron dritën, nxehtësinë dhe energjinë që na nevojitet. Largësia në mes të diellit dhe tokës është përshtatur në mënyrë aq precize sa që ky burim i energjisë as nuk e përcëllon tokën, dhe as nuk e ngrinë atë për vdekje. Kur e shikojmë qiellin, mësojmë se përveç joshjes së tij estetike, masa e ajrit që e rrethon tokën gjithashtu e mbron njeriun dhe të gjitha qeniet nga kërcënimet e mundshme nga jashtë. Po të mos ekzistonte atmosfera, nuk do të ekzistonte as edhe një gjallesë e vetme në faqen e tokës. Njeriu i cili mendon për secilën nga këto gjëra një nga një, herët a vonë do ta pyes veten se si u krijua ai vetë dhe gjithësia në të cilën ai jeton dhe si mbahen ato në jetë. Kur ta shqyrtojë këtë, do të paraqiten dy shpjegime alternative. Një nga këto shpjegime thotë se e tërë gjithësia, planetet, yjet dhe të gjitha gjallesat erdhën në jetë vetvetiu si rezultat i një varg rastësish. Ajo pretendon se atomet që pluskonin lirshëm, që janë njësitë më të vogla të materies, u bashkuan rastësisht për të formuar qelizat, njerëzit, kafshët, bimët, yjet, dhe të gjitha strukturat dhe sistemet e përsosura dhe tejet komplekse që na rrethojnë dhe na mahnitin. Alternativa e dytë na thotë se çdo gjë që ne shohim është krijuar nga një Krijues i Cili ka dituri superiore dhe pushtet mbi çdo gjë, se asgjë nuk do të mund të vinte në jetë kurrsesi përmes rastësisë dhe se të gjitha sistemet që na rrethojnë janë planifikuar dhe projektuar nga një Krijues. Ky Krijues është All-llahu. Ne duhet t'i drejtohemi ndërgjegjes tonë për të vendosur. A ka mundësi që sistemet e tilla të përsosura dhe të detajuara të jenë formuar rastësisht e megjithatë të funksionojnë në një harmoni kaq të përsosur? Çdonjëri që i drejtohet ndërgjegjes së tij mund ta kuptojë se çdo gjë në gjithësi ka një Krijues, dhe ky Krijues është i lartësuar për nga urtësia dhe ka pushtet mbi çdo gjë. Çdo gjë që na rrethon përmban dëshmitë e dukshme të All-llahut. Baraspesha e përkryer dhe harmonia e gjithësisë dhe e qenieve të gjalla brenda saj, është treguesi më i fuqishëm i një vetëdije të lartë. Dëshmia është e qartë, e thjeshtë dhe e padiskutueshme. Ndërgjegjja jonë nuk ka zgjidhje tjetër pos të pranojë se gjithçka është vepër e All-llahut, Krijuesit një dhe të vetëm. Megjithatë, dikush që nuk i drejtohet ndërgjegjes së tij nuk mund të ketë vetëdije të njëjtë. Kjo vetëdije arrihet nëpërmjet urtësisë, dhe urtësia është një cilësi shpirtërore që ndodhë vetëm kur njeriu e pason ndërgjegjen e tij. Çfarëdo qëndrimi i shfaqur në përputhje me ndërgjegjen ndihmon në ngritjen dhe zhvillimin e urtësisë. Këtu, megjithatë, vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet përkufizimit të urtësisë. Në kundërshtim me përdorimin e saj të përhapur, urtësia është një koncept i ndryshëm me atë të zgjuarsisë. Pa marrë parasysh se sa i zgjuar dhe i ditur është një njeri, do të jetë akoma i paurtë nëse nuk i drejtohet ndërgjegjes së tij, dhe nëse nuk është në gjendje t’i shoh apo kuptojë faktet me të cilat ndeshet. Një shembull mund ta sqarojë dallimin në mes të zgjuarsisë dhe urtësisë së arritur përmes ndërgjegjes. Një shkencëtar mund të bëjë studime shumë të detajuara për qelizën me vite të tëra. Ai edhe mund të jetë më i miri në atë lëmi. Mirëpo, nëse atij i mungon urtësia dhe ndërgjegjja, ai do të ruajë vetëm copëza të dijes. Ai nuk do të jetë në gjendje që t’i përshtat këto copëza së bashku për të formuar një tërësi. Me fjalë të tjera, ai nuk do të jetë në gjendje të nxjerrë përfundime të sakta nga ajo sasi e informacionit. Një njeri me urtësi dhe ndërgjegje, megjithatë, i kupton aspektet e mrekullueshme dhe elementet e përsosura të një qelize, dhe pranon dorën e një Krijuesi, një Projektuesi me urtësi superiore. Në qoftë se një njeri mendon me ndërgjegjen e tij do të arrijë në këtë përfundim: fuqia që e krijon një qelizë me përsosmëri të tillë duhet të jetë gjithashtu Krijuesi i të gjithë qenieve të gjalla dhe jo të gjalla. Në Kur'an jepet shembulli i Profetit Ibrahim (a.s.), i cili gjeti All-llahun duke e dëgjuar ndërgjegjen e tij: “Kur ra nata, ai pa një yll dhe tha: “Ky është Zoti im!” Por, kur perëndoi ylli, ai tha: “Nuk i dua ata që perëndojnë”. Kur pa Hënën duke lindur, tha: “Ky është Zoti im!” Por, pasi ajo perëndoi, ai tha: “Nëse Zoti im nuk më udhëzon në rrugën e mbarë, me siguri do të bëhem njëri nga të humburit”. Kur vërejti Diellin duke lindur, ai thërriti: “Ky është Zoti im, ky është më i madhi!” Por, pasi dielli perëndoi, ai tha: “O populli im, unë jam larg nga idhujt që ju ia shoqëroni All-llahut në adhurim! Unë e kthej fytyrën time nga Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën, duke qenë besimtar i vërtetë, dhe nuk jam nga idhujtarët”! (Sure En'am: 76-79) Mënyra se si Profeti Ibrahim gjeti All-llahun përmes urtësisë mund të shihet në ajetet e mësipërme. Me anë të ndërgjegjes së tij, ai e kuptoi se të gjitha gjërat që ai pa rreth vetes së tij mund të ishin vetëm qenie që janë krijuar, dhe se Krijuesi është shumë më superior se sa qeniet e krijuara. Kushdo që i drejtohet ndërgjegjes së tij do ta kuptojë këtë fakt qoftë edhe nëse nuk ka askush për t’i treguar për këtë. Gjithkush që mendon në mënyrë të sinqertë, pa përfshirë ndjenjat e tij, dhe vetëm duke përdorur ndërgjegjen e tij, mund të kuptojë ekzistencën dhe madhështinë e All-llahut. Nëse dikush refuzon të shoh faktet që shfaqen qartë para syve të tij, dhe vepron sikur ato të mos ekzistonin, atëherë ky njeri do të degradohet, përkundër zgjuarsisë së tij. Arsyeja pse një person që e di të vërtetën në ndërgjegjen e tij dhe nuk dëshiron ta pranojë atë është për shkak se ky fakt është në kundërshtim me interesat e tij personale. Pranimi i ekzistencës së All-llahut nga një njeri do të thotë pranimi nga ana e tij i një qenie shumë më superiore se ai të cilës ai duhet t’i nënshtrohet, për të cilën ai ka nevojë tej mase, dhe ndaj të cilës ai mban përgjegjësi. Le të marrim një shembull të mirënjohur se si një ndërgjegje e mbuluar mund ta mashtrojë një njeri, përkundër zgjuarësisë dhe diturisë së tij. Francis Crick është një nga dy shkencëtarët të cilët e zbuluan strukturën e ADN-së gjatë viteve të 1950-ta. Ky ishte padyshim një ndër zbulimet më të mëdha në historinë e shkencës për të cilin nevojitej një punë shumë e përpiktë, njohuri e konsiderueshme e grumbulluar dhe, pa dyshim, zgjuarësi. Si rezultat i gjithë punës që bëri, ky "shkencëtar" u nderua me Çmimin Nobël. Gjatë hulumtimit të tij, Francis Crick u mahnit aq shumë me strukturën e qelizës dhe projektimin e saj të fshehtë sa që pavarësisht se ishte një evolucionist i flaktë, tha si në vazhdim në librin e tij: Një njeri i sinqertë, i armatosur me të gjitha njohuritë në dispozicion për ne tani, vetëm do të mund të konstatonte se në njëfarë mënyre, origjina e jetës shfaqet në çast gati si të ishte një mrekulli, aq të shumta janë kushtet që është dashur të plotësoheshin që ajo të fillonte. (Francis, Crick Jeta Vetë: Origjina dhe Natyra e saj, Nju Jork: Simon & Schuster, 1981, f. 88) Kur Crick, i cili besonte në evolucion dhe në idenë se jeta ndodhi si rezultat i rastësive, pa detajet në qelizë, ai shkroi rreshtat e mësipërm dhe deklaroi se një qelizë nuk ka mundur të formohej rastësisht, por mund të ishte vetëm një mrekulli. Evolucionistët, megjithatë, nuk besojnë në asnjë shpjegim tjetër pos rastësisë, sepse do të nevojitej që ata të pranonin ekzistencën e All-llahut. Crick ishte aq i impresionuar me përsosjen dhe pacenueshmërinë e qelizës sa që përkundër faktit që mbronte një ideologji tjetër, atij iu desht të pranonte habinë e tij. Megjithatë, Crick nuk mundi ta pasojë ndërgjegjen e tij për kohë të gjatë dhe tha se ai nuk mund të pranonte ekzistencën e All-llahut, kështu që i tërë ky projektim, i cili kërkon një urtësi superiore dhe në asnjë mënyrë nuk mund të shpjegohet me anë të rastësive, nuk ishte krijuar nga All-llahu, por nga 'alienët'. Me fjalë të tjera, ishin 'alienët' ata që e krijuan jetën e jo All-llahu. 'Alienët' kishin sjellë mostrën e parë të ADN-së në botë dhe në këtë mënyrë kishte filluar jeta! Ky është një shembull tipik për atë se çfarë ndodh kur një njeri, pa marrë parasysh se sa inteligjent dhe i ditur mund të jetë, burgos dhe shtypë ndërgjegjen e tij. Ky 'shkencëtar' i shpërblyer me çmimin Nobël e kishte mbuluar mendjen e tij në atë masë sa që nuk u ndal as për të menduar se si një alien, i cili gjoja se kishte formuar një strukturë të tillë superiore, ishte krijuar vetë. Një profesor i njohur amerikan i biokimisë, Michael J. Behe, shpjegon pa përdorur vetë fjalën ndërgjegje, gjendjen e atyre shkencëtarëve që mbulojnë ndërgjegjen e tyre: Gjatë katër dekadave të fundit biokimia moderne ka zbuluar sekretet e qelizës. Përparimi është arritur me vështirësi. Ishte e nevojshme që dhjetra mijëra njerëz t’ia kushtojnë pjesën më të mirë të jetës së tyre punës së lodhshme në laborator... Rezultati i këtyre përpjekjeve të përbashkëta për të studiuar qelizën - për ta hulumtuar jetën në nivelin molekular - është një zë i lartë, i qartë, depërtues i "projektimit!" Rezultati është aq i qartë dhe aq i rëndësishëm sa që duhet të renditet si një ndër arritjet më të mëdha në historinë e shkencës ... Ky triumf i shkencës duhet të shkaktojë britmat "Eureka!" nga dhjetra mijëra gërmaze, duhet të jetë shkas për shumë duartrokitje dhe përgëzime, dhe madje të jetë edhe justifikim për të marrë një ditë pushimi. Por asnjë shishe nuk është hapur, nuk është duartrokitur. Në vend të kësaj, një heshtje kureshtare e turpshme rrethon kompleksitetin e plotë të qelizës. Kur bëhet fjalë për këtë temë në publik, këmbët fillojnë të dridhen, dhe frymëmarrja vështirësohet një çikë. Privatisht njerëzit janë pak më të relaksuar; shumica e pranojnë sinqerisht atë që është e qartë, por pastaj ngulin shikimin në tokë, tundin kokat e tyre, dhe e lënë me kaq. Pse nuk e përqafon komuniteti shkencor me babëzi zbulimin e vet befasues? Pse trajtohet vëzhgimi i projektimit me dorëza intelektuale? Dilema është se ndërsa njëra anë e elefantit emërtohet projektim inteligjent, ana tjetër mund të etiketohet si Zot. (Michael J. Behe, Kutia e Zezë e Darvinit, Nju Jork: Free Press 1996, f. 232-233) Shenjat e ekzistencës së All-llahut janë shumë të qarta dhe të dukshme për t’u parë nga të gjithë. Është një e vërtetë evidente se Krijuesi i projektimit që mbizotëron në tërë gjithësinë është All-llahu. Disa nga ata që e mohojnë ekzistencën e All-llahut e bëjnë këtë jo për shkak se vërtetë nuk besojnë në Të, por për shkak se duan të shmangin kodin moral që ata do të duhej ta respektonin si besimtarë. Gjithkush e njeh fuqinë dhe ekzistencën e përjetshme të All-llahut në ndërgjegjen e tij. Megjithatë, dikush që e pranon ekzistencën e All-llahut dhe e percepton fuqinë e Tij, gjithashtu e di se do të jetë përgjegjës ndaj Tij, dhe se duhet t'iu bindet rregullave të Tij dhe të jetojë për Të. Ai që insiston në kundërshtim përkundër vetëdijes së tij për këto fakte, e bën këtë për shkak se të pranuarit e këtij fakti madhështor nuk është në përputhje me interesat e tij dhe ndjenjën e superioritetit brenda vetes së tij. Në Kur'an, këta njerëz janë përshkruar në suren Neml: “Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me mendjemadhësi, edhe pse shpirti i tyre i besonte për të vërteta. Pa shiko, cili ka qenë fundi i shkatërrimtarëve!” (Sure Neml: 14) Ngjarjet që kanë ndodhur në mes të Profetit Ibrahim (as) dhe popullit të tij të rrëfyera në Kur'an, ofrojnë një shembull shumë të mirë. Populli i Profetit Ibrahim adhuronte idhujt. Është e rëndësishme të theksohet këtu se në Kur'an, termi 'idhujt' nënkupton të gjitha fuqitë në të cilat besojnë njerëzit pos All-llahut. Do të ishte e gabuar të mendohet për idhujtarët vetëm si për ata që adhurojnë statujat. Si në shembullin e evolucionistëve, t’i konsiderosh atomet, kohën dhe rastësinë si shkaqe të jetës do të nënkuptonte thjesht t’i konsiderosh atomet, kohën dhe rastësinë si zota. Mirëpo, as koha dhe as rastësia nuk mund të kenë assesi fuqi të mjaftueshme për të krijuar jetën. Vetëm All-llahu mund të ketë fuqi të tillë. Sipas ngjarjes të përmendur më lart, Profeti Ibrahim shkatërroi idhujt për t’i dëshmuar popullit të tij se idhujt që ata adhuronin ishin vetëm objekte që nuk kishin fuqi mbi asgjë. Kjo ngjarje përshkruhet në këtë mënyrë në Kur'an nga All-llahu: “Ai tha: “Jo, por Zoti juaj është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Është Ai që i ka krijuar ato, ndërsa unë jam njëri prej atyre që e dëshmojnë këtë. (Betohem) për All-llahun, se do t’i flak idhujt tuaj, posa të largoheni ju!” Dhe i bëri ata copa-copa, përveç idhullit të tyre më të madh, kështu që ata t’i drejtoheshin atij. Disa thanë: “Kush i bëri kështu zotat tanë? Me të vërtetë, ai është keqbërës!” Të tjerët u përgjigjën: “Dëgjuam një djalosh që i përgojonte, quhej Ibrahim.” “Atëherë silleni atë para syve të botës, që ata të dëshmojnë” – thanë ata. Ata e pyetën: “Ti i bëre kështu zotat tanë, o Ibrahim?” Ai tha: “Jo! Këtë e ka bërë ky i madhi i tyre. Pyesni ata, nëse flasin!” (Sure Enbija': 56-63) Kështu jobesimtarët panë se idhujt që ata kishin adhuruar nuk mund t'iu përgjigjeshin thirrjeve të tyre. Ata ishin shëmbëlltyra të pafuqishme që iu mungonte fuqia për të mbrojtur madje edhe veten e tyre, e lëre më të krijojnë çfarëdo qoftë, kështu që iu kthyen ndërgjegjes së tyre: “Atëherë ata i thirrën mendjes dhe i thanë njëri-tjetrit: “Me të vërtetë, ju vetë jeni keqbërësit.” (Sure Enbija': 64) Megjithatë, nuk kaloi shumë kohë dhe ata iu rikthyen gjendjes së tyre të vjetër. Ata me mendjemadhësi dhe në mënyrë arrogante mohuan atë që kishin zbuluar në ndërgjegjen e tyre “Pastaj ulën kokat dhe i thanë: “Sigurisht që ti e di, se këta nuk flasin!” Ai u tha: “Mos vallë, ju adhuroni në vend të All-llahut gjëra që nuk mund t’ju sjellin kurrfarë dobie e as dëmi?! Mjerë ju dhe mjerë ata që ju i adhuroni në vend të All-llahut! A nuk arsyetoni?!” (Sure Enbija': 65-67) Jobesimtarët tmerrohen nga ekspozimi i ndërgjegjes së tyre dhe me forcë i rezistojnë asaj që ndërgjegjja e tyre ka pranuar. Për të mos e pranuar të vërtetën, ata ndjejnë urrejtje të fuqishme ndaj atyre që ua qartësojnë atyre të vërtetën, dhe madje rrezikojnë duke u përpjekur t’i vrasin të dërguarit për t’i mbrojtur besimet e tyre të rreme: “Ata thirrën: “Digjeni atë dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni të bëni ndonjë vepër!” (Sure Enbija': 68) Situata e mësipërme vlen jo vetëm për një pjesë të caktuar të shoqërisë, por përgjithësisht për shumë njerëz. Një njeri mund të jetë një shkencëtar i shquar, me shumë zbulime në emrin e tij. Ai mund të jetë një biznesmen i suksesshëm apo një artist, ai mund të jetë edhe i pasur, i kulturuar dhe inteligjent. Megjithatë, në vend se të përdorë ndërgjegjen e tij për të menduar për All-llahun, për të madhëruar fuqinë dhe mjeshtërinë e Tij, dhe për ta falënderuar Atë që ia ka dhënë mundësinë për t’i parë dhe kuptuar këto gjëra, ai vetëm bëhet kryelartë dhe mendjemadh për zgjuarsinë dhe zbulimet e tij dhe për paratë që ka fituar. Ai nuk mendon kurrë se asnjëra nga këto nuk do t’i bëjnë kurrfarë dobie atij pasi të vdes. Edhe emrat e shumë njerëzve të cilët ishin të njohur në kohën e tyre për zbulimet e tyre, pasuritë e tyre apo shtetet e mëdha që i drejtuan, kaherë janë harruar. Edhe nëse ato mbahen mend, kjo nuk i sjellë asnjë përfitim një personi që është i vdekur. Ata njerëz nuk u kushtuan vëmendje urdhërave të All-llahut, e as nuk e pranuan fuqinë e Tij dhe nuk i vlerësuan mirësitë që Ai u kishte dhuruar. Këta njerëz humbën rrugën për shkak se zemrat e tyre ishin të vulosura dhe ndërgjegjja e tyre ishte e mbuluar. Në Kur’an, All-llahu i përshkruan ata që bëjnë mëkate duke pasuar interesat dhe pasionet e tyre personale: “Mendo pak! Kush, përveç All-llahut, mund ta udhëzojë atë njeri, që dëshirat e veta i ka bërë zot; atë njeri, të cilin All-llahu, duke e njohur për të tillë, e ka shpënë në humbje, duke ia vulosur dëgjimin dhe zemrën e duke i vënë perde para syve të tij?! A nuk po merrni vesh? Ata thonë: “Nuk ka tjetër veç jetës së kësaj bote, vdesim e jetojmë dhe vetëm koha na shkatërron”. Ata nuk kanë kurrfarë dijenie për këtë, ata vetëm hamendësojnë ashtu. (Sure Xhathije: 23-24) Siç mund të shihet në ajetet e mësipërme, ata që kanë vënë mënjanë ndërgjegjen e tyre duke e pasuar veten e tyre dhe bëjnë mëkate për shkak të cilësive që posedojnë janë përshkruar si 'të shurdhër dhe të verbër'. Fakti që zemrat e tyre janë të vulosura na tregon se ata nuk posedojnë të kuptuar, domethënë, ata as nuk mund të përdorin urtësinë e tyre dhe as të bëjnë dallimin në mes të së drejtës dhe të gabuarës. Arsyeja e vetme që ata arrijnë në një gjendje të tillë është se ata nuk fusin në përdorim ndërgjegjen e tyre. Pjesë e shkëputur nga libri “Rëndësia e ndërgjegjes në Kur’an” - Harun Hajja :
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja :: Komentet

No Comment.
 

[Artikull] Frymëzimi i Allahut në çdo njeri: Ndërgjegjja

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» [Artikull] TETË CILËSITË TEK ÇDO NJERI… A I NJEH ATO?!
» [Artikull] Të devotshmit janë evlijatë e Allahut
» [Artikull] EWLIJA - Devotshmëria e miqve të Allahut
» Respekti ndaj prindërve
» ))) O Njeri (((

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: