Cilësia e parë e gruas së devotshme është se ajo duhet të jetë fetare, që i kryen obligimet fetare pa përtaci dhe nuk mund të ketë mosmarveshje mes saj dhe burrit të saj në kryerjen e urdhrave të Allahut dhe të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue selem .
Ajo i kryen urdhrat e Allahut dhe të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue selem dhe gjithashtu është shumë larg harameve të cilat i ka ndaluar Allahu Subhanehu ue Teala dhe Pejgamberi alejhi selam.
Gruaja fetare: Kjo është zgjedhja më e mirë të cilën e obligon ligji i Allahut dhe gjithashtu e miraton edhe logjika e shëndoshë, shpirti i një besimtari dhe nga ajo anon natyrshmëria e njeriut.
Me të vërtetë, Islami i ka nxitur meshkujt që të zgjedhin gratë fetare, që të ketë dobi ai, shtëpia dhe fëmijët e tij.
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Gruaja martohet për katër gjëra: për shkak të pasurisë së saj, origjinës së saj, për shkak të bukurisë dhe për shkak të fesë (që është fetare), mere atë e cila është fetare, asnjëherë nuk do të pendohesh.” (Mutefekun alejh)
Gruaja e devotshme është ajo grua me të cilën duhet të martohet mashkulli për shumë shkaqe, prej tyre:
1. Gjëja më e vlefshme në këtë botë është gruaja e devotshme
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem ka thënë: “E gjithë kjo botë është një mall dhe malli më i mirë i kësaj bote është gruaja e devotshme.”(Muslimi)
2. E ndihmon burrin e saj në gjysmën e fesë.
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Atij të cilit i dhuron Allahu grua të devotshme, i ka ndihmuar atij në gjysmën e fesë së tij, kurse ai le t’i frikësohet Allahut në gjysmën tjetër.” (Hakimi dhe e ka bërë sahih, kurse shejh Albani ka thënë se hadithi është i dobët, El Xhami nr.5610)
Transmeton Enesi radiAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Ai i cili martohet e ka plotësuar gjysmën e imanit (besimit) dhe le t’i frikësohet Allahut në gjysmën e mbetur.” (Taberaniu, shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen, Sahih el Xhami nr.6024)
3. Gruaja e devotshme është pasuria më e vlefshme në këtë botë
Thubani radiAllahu anhu ka thënë: “Pasi ka zbritur ajeti ku Allahu Subhanehu Ue Teala thotë: “Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e Allahut, lajmëroji për një dënim të dhembshëm.” (Et-Teube, 34), kemi qenë me Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue selem në një udhëtim dhe disa prej shokëve të tij thanë: "Ky ajet ka zbritur për ar dhe argjend, sikur të kishim ditur cila është pasuria më e mirë do ta kishim marrë.” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem tha: “(pasuria) Më e mirë është gjuha e cila e kujton Allahun, zemra e cila e falënderon Allahun dhe gruaja besimtare e cila e ndihmon atë (burrin) në besimin e tij.” (Ahmedi, Termidhiu dhe e ka bërë hasen Ibn Maxhe.)
4. E ndihmon atë t’i kryejë urdhrat e Allahut dhe çështjet e ahiretit.
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem thotë: “Allahu e mëshiroftë një burrë i cili ngrihet natën për t’u falur dhe e ngre edhe gruan e tij për t’u falur, e në qoftë se nuk zgjohet, ia lag fytyrën e saj me dorë. Dhe Allahu e mëshiroftë një grua e cila ngrihet natën për t’u falur dhe e ngre edhe burrin e saj për t’u falur, e në qoftë se nuk zgjohet, ia lag fytyrën e tij me dorë.”(Hadithi është sahih, Sahih el Xhami nr.3494)
A ka mirësi më të madhe sesa kjo grua besimtare e devotshme e cila është e kujdesshme ndaj kryerjes së nafileve (ibadete vullnetare), duke e ndihmuar edhe burrin e saj për t’u falur, kur është e kujdesshme për nafile, mos të flasim për farze.
ALL-LLAHU NA BEFTE TE TILLA.
AMIN