Në rastin kur, si pasojë indiferentizmi apo shkujdesjeje apo duke iu
përshtatur nefsit (vetvetes, egos), kryhet një mëkat kundrejt Allahut, dëmshpërblimi
i atij mëkati është kthimi përsëri tek Ai me gjendjen shpirtërore
të një pendimi të thellë. Sepse t’i drejtohesh Allahut dhe të bësh pendesë
menjëherë pas kryerjes së mëkatit, para se ndryshku i mëkatit të shtrohet
në zemër, vlen si dëmshpërblim për mëkatin e kryer. Zoti urdhëron kështu:
“Po qe se shejtani kërkon të të shtyjë në një të keqe, menjëherë
mbështetu te Allahu!” (Fussilet, 41/36)
Edhe i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) na ka porositur:
“Kudo që të ndodhesh, bëhu i devotshëm përballë Allahut! Kur të kesh
bërë ndonjë mëkat, menjëherë pas tij bëj një të mirë! Sepse ajo e mirë e
fshin mëkatin! Veç kësaj, njerëzit trajtoji me moral të mirë!” (Tirmidhi, Birr, 55)
Në ajetet dhe hadithet si këta kërkohet që personi i cili bën një të keqe,
të bëjë menjëherë pas kësaj një të mirë, ta largojë të keqen me të mirë. Një
mëngjes, Profeti e thirri myezinin e tij, Bilalin, dhe e pyeti:
“Bilal! Ç’punë bëre që hyre në xhennet para meje? Mbrëmë dëgjova
në xhennet para meje kërcitjen e këpucëve të tua!”
Dhe Bilali (r.a.) i tha:
“O i Dërguari i Allahut! Sa herë që të bëj ndonjë mëkat, menjëherë
ngrihem dhe fal dy reqate namaz pas tij!”
Atëherë, i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) tha:
“Ja, në sajë të kësaj!” (Ibni Huzejme, II, 213)
h) Namazi i falenderimit (shukr)
Falenderimi për të mirat e pafundme të falura nga Allahu i Lartë