![Rusia ndalon filmin anti-islamik Ada48bb4e2e0f8429cd41482bb6acda8_XL](https://2img.net/h/www.kohaislame.com/media/k2/items/cache/ada48bb4e2e0f8429cd41482bb6acda8_XL.jpg)
Një gjykatë në Moskë ka vendosur se filmi anti-islamik që ka nxitur reagime në mbarë botën, nuk mund të shfaqet më në Rusi.
Ministria e Drejtësisë e Rusisë tha se, filmi “Pafajësia e Myslimanëve” vlerësohet si ekstremist, sepse mund të nxisë urrejtje etnike dhe fetare.
Vendimi i së hënës pason një vendim të ngjashëm të javës së kaluar nga një gjykatë në Grozni, kryeqytetin e provincës së dominuar me myslimanë, Çeçenisë.
Autoritetet ruse paralajmëruan se qasja në YouTube mund të bllokohet, nëse pronari i saj, Google, dështon t'i përmbahet urdhrit të gjykatës për ta kufizuar qasjen te filmi i prodhuar në SHBA./BS/kohaislame