Universiteti Katolik John Carroll është themeluar në vitin 1886 dhe njihet si njëri ndër institucionet më të mira teologjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë universitet ekziston edhe Katedra për Islamin
Kryetar i katedrës, Dr Zeki Saritoprak, ka organizuar një konferencë në të cilën janë zhvilluar diskutime rreth filmit me përmbajtje fyese për Islamin.
Në panelin ku janë shqyrtuar zhvillimet në botën islame, e në veçanti fillimi i Pranverës arabe dhe periudha e mëvonshme, u diskutua edhe për protestat që pasuan pas publikimit të filmit anti-islam, "pafajësisë muslimane."
Në Konferencë janë paraqitur konkluzione shumë të fuqishme, si:
"Mbështetja e të drejtës së lirisë së mendimit, megjithatë, çdo gjë ka kufijtë e saj. Film është i papranueshëm, tejet agresiv dhe ofendues. Ata që cilët protestojnë janë grupe të pa organizuara që janë duke u përpjekur të shkaktojnë trazira, duke përdorur filmin si justifikim."
"Filmi është propagandë e lirë, ndërsa qëllimi i tij është zemërimi i muslimanëve. Regjisor i filmit ka shpresuar të provokoj trazira, dhe për fat të keq, ia doli."
Saritoprak tha se Katedra për Islamin në këtë universitet do t’i forcojë aktivitetet e veta dhe do të vazhdojë të jetë një urë në mes Islamit dhe feve tjera.