Është transferuar në Britani pas plagosjes së saj me plumb që ka shpuar kokën e saj afër trurit dhe syrit.
Aktivistja e vogël Pakistaneze Malala Jusuf Zaj, ka filluar të shërohet nga plagosja që ishte goditur gjatë tentimit të kindapimit të saj, nga grupe që mendohet të jenë Taliban. Babai i saj ka falendëruar çdo kënd që ka ndihmuar bijën e tij. Ai ka fol në emër të saj, për rëndësin e dëgjimit të zërit të aktivistëve vajza në mbarë botën.
Në të njëjten kohë, me mijëra britanez janë duke organizuar nënshkrime, për kandidimin e Malalas në fitimin e çmimit Nobel për paqe. 60 mijë persona kanë nënshkruar këtë propozim dhe i kanë dërguar kryeministrit dhe politikanëve të mëdhenjë të vendit, që ata ta paraqesin komitetit të lartë për çmimin nobel ta fusin në kandidim edhe Malalan.\mesazhi\Sh.Hulaj