Ndodhemi në ditët e fundit të muajit Shkurt dhe po I afrohemi muajit Mars.Dikush mund të thotë cka për tu shqetësuar?! Në fakt ka shumë tu shqetësuar për arsye se cdo muaj I kemi disa festa ,e pikërisht në muajin pasues kemi një tjetër fest ,festën e “8 Marsit” , “ festën e nënës”.Në fakt nuk u mjaftuam me festat që kemi lën pas ajo e viti të ri e të tjera që po dëgjojmë cdo ditë. “8 Marsi” dita të cilën ne perkujtojmë nënat tona, i dhurojmë disa lule ,shpesh artificiale , e dërgojmë në restorant , e bija I bënë atë ditë punët e shtëpise e më pas gjatë pjesës tjetër të vitit cdo gjë kthehet si më parë , nëncmim , sjellje e keqe ndaj prindërve e sidomos e nënës.Mos vallë mendoni se mundi I nënës mund të tejkalohet me gjëra të lira?! Shfrytëzojnë natyrën e butë dhe zemërgjërsin e saj, por çjanë këta injorantë që marrin përsipër guximin të thonë se e respektojnë pozitën e gruas në shoqëri.Muslimani i mirë nuk duhet të bëhët pjesë e kësaj feste pasi Allahu nuk ka thënë që pëkushtimi ndaj nënës të bëhët në një ditë por sa të jetë gjallë.Nuk po flas për tonin e lartë që fëmijët përdorin ndaj nënës , apo sjelljen e keqe por po dëgjojmë edhe për përdorime të dhunës ndaj tyre, apo kur ato arrijnë moshën e pleqërisë i dëbojnë ne shtëpit e pleqve pasi që duan të jenë të qetë me bashkshortet e tyre. E keni pyetur ju veten se kush ju ka rritur , kush ju ka dhënë për të ngrënë , kush është kujdesur për ju kur ju keni qënë të sëmurë etj etj?? E tani doni që të gjithë këtë padrejtësi ta kompesoni me një ditë në të cilën flitet për të drejtat e gruas , e më pas duke festuar “8 Marsin”?Harruat atë cfarë Allahu ju thotë se si të silleni ndaj prindërve e veçenarishtë ndaj nënës, harruat cfarë tha mësuesi I mësuesve ,edukatori më I mirë , Profeti a.s?!Feja islame I ka ngritur rolin e gruas në gradën më të lartë ,e për këtë kemi shembuj të shumtë nga Profeti a.s.Allahu për nënën në Kur’an ka thënë : "Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as 'uh'!, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti". (Isra 23). “Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, sillnu mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.“ (En-nisa, 36) “Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm te Unë është kthimi juaj.” (Llukman, 14) Allahu me anë të këtyre ajeteve na tregon vuatjet që ka nëna për të na bërë të zot të vetës, e për këtë na kërkon që ti jemi mirënjohës.Nsërsa ne bëjmë ndryshe , kur ato arrijnë moshën e pleqërisë nevoja për fëmijët kërkohet domosdoshmërisht dhe jo ti çojmë në azile pleqësh,por siç thotë Allahu në ajetët e sipërpermendur as “Uh” të mos u themi,përkundrazi ti drejtohemi me fjalë të mira dhe respekt e mos ti mërzisim ,pasi nese bën diçka të tillë atëherë ke nërvozuar Allahun. Edhe I dërguari I Allahut ka këshilluar umetin e tij që ti respektojnë prindërit, madje për nënën I ka dhënë një pozit të vecantë : Të Dërguarin e Allahut një njeri e pyeti: O i Dërguar, kush nga njerëzit meriton që më së miri të sillem ndaj tij? Nëna jote – u përgjigj. Po pastaj? – pyeti sërish. Nëna jote – u përgjigj njëjtë. Po pastaj? – përsëriti pyetjen. Nëna jote – u përgjigj prapë. Po pas saj? – pyeti prapë. Babai yt – u përgjigj i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem. Për bashkëshorten: I Dërguari a.s, ka thënë: "Më i miri prej jush është ai që është më i mirë me familjen e tij. Unë jam më i miri ndaj familjes". (Tirmidhiu) Për vajzat dhe motrat: Resulullahi a.s ka thënë: "Kush ka tre bija apo tre motra, ose dy bija apo dy motra, me të cilat sillet mirë dhe kujdeset, atij i takon xheneti". (Sahihu Tergib). Feja islame dhe I dërguari I Allahut a.s e ka ngritur nënën në skenat më të larta të respektit dhe të dashurisë ndaj saj . madje ato që e respektojnë nënën bëhën shkas që të fitojnë xhenetin.Prandaj kuptohet qartë se nuk na nevojitet një ditë për të kujtuar që kemi një nënë për të respektuar, apo një grua, apo një vajzë.Nëse ne sillemi sipas porosive të Allahut dhe të dërguarit tonë a.s atëherë ne nuk do të kemi nevojë për një ditë të tillë madje do ta kuptojmë se kjo ditë është veçse një mashtrim dhe jo një nderim për nënën apo gruan në shoqërine ku ne jetojmë. Nëse ne e festojmë këtë ditë atëherë ne bëhëmi pjesë e një imitimi pasi ne dijmë që “8 Marsi” është një festë që rrënjët I ka shumë thellë në shoqërin e njerëzimit.Disa historianë mendojnë se festa e nënës ka filluar që nga grekët e lashtë kur festonin ditët e pranverës. Ato festime i kushtoheshin zotit nënë "Reja" bashkëshortja e "Krones, zotit at". Në Romën e vjetër po ashtu festohej festë e ngjashme me këtë, ku adhuronin dhe madhëronin "zotin Sejbel", e cila besohej si nënë e zotave tjerë.Kjo e fundit kishte filluar të festohej afër 250 vjet para lindjes së Isait, salallahu alejhi ue selem, dhe këto manifestime fetare te romakët quheshin "Hilaria" dhe vazhdonin për tre ditë me radhë, nga 15 deri 18 Mars. "E diela në Angli" është ditë e ngjashme me festën e 8 marsit që njihet te ne, mirëpo kjo festë quhej e diela e nënave.Në SHBA Ana Xharfis është ideatorja që festa e nënës të bëhet festë zyrtare në SHBA. Ajo nuk ishte martuar kurrë dhe ishte shumë e lidhur për nënën e saj. Dy vjet pasi vdiq nëna e saj, ajo filloi një fushatë të gjerë që përfshinte biznesmenët, ministrat dhe kongresmenët për të shpallur ditën e nënës si ditë pushimi në vend. Këtë gjest të Ana Xharfis, kisha më 10 Maj 1908, në Virxhinia, Filadelfia dhe Pensilvania e përshëndeti dhe nderoi shumë, dhe kështu filloi të festohet dita e nënës në Amerikë. Që atëherë, filloi edhe karafili të jetë si dhuratë e veçantë për këtë festë, në fillim i bardhë e pastaj i kuq.Ndërkohë, festa kishte filluar të festohet edhe në Meksikë, Kanada, Kinë, Japoni, Amerikën Latine, Afrikë etj. Ndërsa në pjesë të tjera të Evropës në 1914 kjo ditë filloi të festohej në 8 mars. Pra nga të gjitha këto nuk lexojmë që është një fest e muslimanit pasi muslimani I ka vetëm dy festa Bajramin dhe ditën e Xhuma , nese ndonjëri shpik një fest tjetër ajo është dhe duhet të je te papranuar për neve.Një fest e tillë është imitim dhe përngjasim i jobesimtarëve, gjë për të cilën na ka qortuar i Dërguari a.s Transmetohet nga Saidi r.a se Pejgamberi a.s ka thënë: “Do t’i pasoni traditat e popujve para jush pëllëmbë pas pëllëmbe dhe hap pas hapi edhe nëse ata hyjnë në birën e hardhucës do t’i ndiqni. I thamë: O i Dërguari i Allahut, Jehudët dhe Krishterët? Tha: E kush tjetër?” (Buhariu dhe Muslimi) E sipas një transmetimi tjetër nga Ebu Hurejra r.a se Pejgamberi a.s ka thënë: “Nuk do të ndodhë Kijameti përderisa umeti (populli) im do t’i pasojë shekujt para tij pëllëmbë pas pëllëmbe dhe hap pas hapi. I është thënë: O i Dërguari i Allahut: Persianët dhe Romakët? Tha: E kush tjetër përveç atyre?” (Buhariu) Ne duhet të ndergjegjsohemi për festat tona dhe për këshillat që na janë dhënë se si të sillemi ndaj nënës e jo të jemi imitues injorant të popujve të tjerë,pasi këto fësta janë shpikur nga Jehuditë të cilët sipas tyre po e nderojnë femrën ,e në faktë po e mashtrojnë e të mjerët ne që vrapojme pas luleshitësve për të bërë një buqet më karajfila , e madje duke I mësuar fëmijët tanë me një edukatë të tillë në vend që ti mësojmë të vertëtën.Veç të tjerash në një dite feste si kjo ka një efekt negative në psikologjinë e fëmijëve që nënat nuk I kanë pranë apo që u kanë vdekur pasi këto të fundit nëncmohen por është demagogji ndaj grave, ndërsa ato meritojnë sjelljen më të mirë prej neve.Pse të këmi nevojë neve për metodat apo moralin e përëndimorëvë kur Allahu e ka obliguar mirës