![Papa Françesku: brenda Vatikanit ekziston "lobi homoseksual" (u40u)papa%20francesco_getty_omelia](https://2img.net/h/www.mesazhi.com/modules/news/images/option6/(u40u)papa%20francesco_getty_omelia.jpg)
Papa Francis tha se brenda Vatikanit ekziston "lobi homoseksual", dukë bërë kështu një deklaratë të habitshme, të cilën nuk e ka pranuar asnjë Papë më parë.
"Në Vatikan, tha Francis, nuk ka vetëm njerëz të shenjtë. Aty ka edhe rryma të korrupsionit. Lobi homoseksual është përmendur, dhe kjo është e vërtetë, ai është atje," vazhdoi Francis. "Ne duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë."
Vitin e kaluar, Vatikani u trondit nga afera e quajtur Vatileaks, ku u zbuluan skandalet korruptive, aferat homoseksuale dhe prezenca e pedofilisë brenda priftërinjve.